"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua mesazhi me një kuti picash (VIDEO+ EMRI)
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Gjykata e la në burg/ Zbardhet dëshima e Eraldo Fizit: E kam dhunuar vetëm një herë, por e kam dashur... 2 Tetor, 12:...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Kryedemokrati akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se prenoton hotele me çmime që arrijnë në 15 mijë euro nata dhe e përdori këtë si shembull të kontrastit që, sipas tij, ekziston mes standardit të jetesës së qytetarëve dhe atij të drejtuesve të vendit.
KORÇË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Korçë, duke u ndalur te rritja e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët. Ai tha se çmimet në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu, ndërkohë shtoi se familjet shqiptare e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme dhe qeveritarët vijojnë të bëjnë shpenzime luksoze.
Kryedemokrati akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se prenoton hotele me çmime që arrijnë në 15 mijë euro nata dhe e përdori këtë si shembull të kontrastit që, sipas tij, ekziston mes standardit të jetesës së qytetarëve dhe atij të drejtuesve të vendit.
"Nga viti 2013 gjer sot, në mënyrën më të frikshme, çmimet janë rritur pakrahasimisht më shumë se rrogat. Isha në Strasburg, ishin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u futa për kuriozitet në një market, absolutisht të gjithë çmimet që të gjitha ose baras ose dy herë më të ulëta se këtu. Po rrogat e francezëve janë të paktën pesë herë më të larta se tonat. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ne kemi ardhur në një kohë shumë të vështirë, në një kohë në të cilën nuk jemi si në vitin 1990, kur dyqanet i kishim bosh, por rrogat i kishim në xhep aq sa ishin. Sot i kemi xhepat bosh, dyqanet plot, por nuk i blejmë dot. Kjo është varfëria, e cila ka vetëm një shkak: vjedhjen e papërbajtur të taksave dhe pasurive publike të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.
Edi Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën. A e dini ju që sarajet e tij, të cilët i kanë themelet dy herë sa vila e Enverit, i ka ndërtuar kur ka pasur gjithsej 3800 euro të deklaruara dhe 400 mijë lekë. Por kompania që ndërtoi sarajet, ka marrë me dhjetëra tendera nga qeveria. Pallati pesëkatësh në pajë i zonjës së tij, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë, por ai që ka ndërtuar pallatin, rrugën Qukës- Qafë Plloçë, është po ai, çmimi, ua them unë ju, kur ne prokuruam këtë rrugë në vitin 2009 me supervizion bankar, ka qenë 73 milionë euro. Përfundimi i saj është 320 milionë euro. 40 përqind më shumë kilometri se sa i autostradës me tunel Elbasan-Tiranë.
Pra, vjedhje, vjedhje të pakufishme. Por kjo është vetëm njëra anë.
Ka një anë tjetër të padukshme dhe është akoma më dramatike dhe këtu ne do të kemi përparësinë absolute.
Ana tjetër është se në këtë mjedis të krijuar, ku krimi bën ligjin, ku televizionet, mediat janë njëlloj narkoze me korruptimin e gjuhës dhe të mendimeve, në këtë mjedis, në këtë shoqëri, po humbet në mënyrë të tmerrshme ajo që quhet bashkëndjesi. Tani kanë marrë një fjalë të huaj, empati. Humbja e bashkëndjesisë, e ndjesisë për dhimbjen e tjetrit, për vuajtjen e tjetrit, për mospasjen e tjetrit është shkatërrimtare. Nuk vuan kush për bukë, thotë ai. Po sigurisht se për vete hap shishen 36 mijë euro, dhe të hapësh shishe 36 mijë euro në një kohë kur pothuajse të gjithë pensionistët nuk blejnë dot ushqimet e muajit, atëherë natyrisht nuk ndjen asgjë për ta. Atëherë varfëria të duket paaftësi e tjetrit dhe vetë lan duart, unë nuk kam përgjegjësi. Atëherë padrejtësia të duket një gjë normale. Atëherë dobësia të duket faji i tij. Ne do ta përmbysim në mënyrën më emergjente këtë situatë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Ramën për shpopullimin e vendit, var...
Agron Shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumen...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku sipas tij, duket Ron Yeffet ...
Blerim Isufaj KOSOVË- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Koso...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga SPAK,...
Xhelal Mziu TIRANË- Diskutimet për territorialen kanë shkaktuar sërish debat mes mazhorancës dhe opozitës në Komis...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara ng...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka kërkuar votimi elektronik në 3 ose 4 bashki të mëd...
Belind Këlliçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga...
Albin Kurti dhe Bedri Hamza KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen ditën e sotme, ku...