web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha nga Korça: Shqipëria e ripërtërirë kërkon një PD të ripërtërirë

2 Tetor 2026, 18:50, Politikë CNA

Berisha nga Korça: Shqipëria e ripërtërirë

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbajtur pasditen e kësaj të premte foltoren e ripërtëritjes në Korçë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se një Shqipëri e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë.

“Kjo beteja e jona është për të ripërtërië Shqipërinë. Askush s’ka pse të na votojë ne për ato që kemi bërë apo për qëndresën, të gjithë do të na vlerësojnë ne me ripërtëritjen që do u paraqesim atyre, me vlerat me të cilat do  të dalim para tyre, me të rinjtë të cilët do të tërheqim në radhët tona, me zonjat e zonjushat të cilat sot janë shumica absolute e kombit në Shqipëri për rrethana të caktuara. Nëse Kuvendi dhe forumet e tjera me votë e shprehën me besnikëri ndaj jush këtë motiv tani na përket ne të gjithë të tjerëve ta shprehim në çdo përpjekje tonë në seksion, grupseksion.

Shqipëria e ripërtërirë kërkon vetëm një PD të ripërtërirë”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga