Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e 'Ripërtëritjes' në Korçë

125 ditë qëndresë/ Qytetarët nuk ndalen, pritet protesta e radhës kundër qeverisë

125 ditë qëndresë/ Qytetarët nuk ndalen, pritet protesta e radhës kundër qeverisë

18:50, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në vijim të protestave të nisura prej 125 ditësh kundër qeverisë.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet në kryeqytet, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe të kërkesave të tyre.

Tubimi vjen një ditë pas protestës së 124-të, ku qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, me flamuj dhe pankarta në duar.

Gjatë protestës së djeshme u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e tij.

Edhe sot pritet që qytetarët të dalin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestat që tashmë kanë hyrë në ditën e 125-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco