"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi, pronarit iu dërgua mesazhi me një kuti picash (VIDEO+ EMRI)
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Gjykata e la në burg/ Zbardhet dëshima e Eraldo Fizit: E kam dhunuar vetëm një herë, por e kam dashur... 2 Tetor, 12:...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
• Pronari i një biznesi është kërcënuar sot me hedhjen në erë të subjektit të tij. • Bëhet me dije se ai kishte marrë një pako brenda së cilës ndodhej një sasi e dyshuar lënde eksplozive dhe një letër me kërkesën për 50 milionë lekë. • Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Peshkopisë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është identifikuar si Zija Shulku. • Në letrën kërcënuese shkruhej se shuma duhet të paguhej brenda dy orësh, në të kundërt biznesi do të hidhej në erë. • Pakoja, e cila ishte fshehur në një kuti picash, u konstatua nga pronari dhe menjëherë pas kësaj Policia rrethoi zonën për të shmangur çdo rrezik për qytetarët. • Në vendngjarje mbërritën specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën përsipër ekzaminimin dhe neutralizimin e materialit të dyshimtë. • Për rreth tre orë, perimetri pranë zonës së karburantit u mbajt nën kontroll, ndërsa disa subjekte u mbyllën përkohësisht për arsye sigurie. • Po ashtu qarkullimi i automjeteve u devijua përmes unazës së Peshkopisë. • Në kuadër të hetimeve janë shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2 artikuj për këtë temë.
PESHKOPI- Zija Shulku është autori, i cili kërcënoi pronarin e një biznesi në Peshkopi në afërsi të Spitalit. Shulku i kishte kërkuar pronarit një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se biznesi do të hidhej në erë nëse paratë nuk do të paguheshin.
Pas konstatimit të pakos, policia ka nisur menjëherë hetimet dhe bazuar edhe në veprimet hetimore dhe pamjet e kamerave të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin e autorit.
Sipas informacioneve paraprake, lënda eksplozive ishte fshehur brenda një kutie picash dhe i ishte dërguar pronarit të biznesit. Brenda pakos ndodhej edhe letra kërcënuese, ku kërkohej pagesa e 50 milionë lekëve brenda dy orëve./Dosja.al

PESHKOPI- Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se biznesi do të hidhej në erë nëse paratë nuk do të paguheshin. Siç raportohet, pronari ka marrë një kuti picash, brenda së cilës ndodhej një mesazh me kërkesën për pagesën e shumës së parave.
Në kuti dyshohet se kishte edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv. Pas konstatimit të pakos, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë, ndërsa për rreth tre orë perimetri u mbajt nën kontroll për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Në vendngjarje mbërritën specialistët e çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën masa të mëtejshme sigurie për ekzaminimin dhe neutralizimin e materialeve të dyshimta. Për shkak të situatës, u mbyllën përkohësisht edhe disa subjekte pranë zonës së karburantit.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve u devijua dhe vijoi nëpërmjet unazës së Peshkopisë. Në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit./Dosja.al