Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, duke vijuar protestën e tyre të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e 125-të të protestës, turma është zhvendosur drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë.
“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama” janë disa prej sloganeve që po shoqërojnë lëvizjen e protestuesve.
Protesta zhvillohet në një kohë kur opozita dhe mbështetësit e saj kanë ngritur akuza për korrupsion dhe mënyrën e qeverisjes, ndërsa zhvillimet e fundit politike dhe hetimet e institucioneve të drejtësisë kanë qenë pjesë e debatit publik.
Marshimi pritet të përfundojë përpara Kryeministrisë, ku protestuesit do të ndalojnë për të vijuar tubimin. Në këtë pikë priten edhe fjalime nga aktivistë dhe përfaqësues të opozitës.












