Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen banesave (VIDEO)

2 Tetor 2026 | 19:56

Situata e zjarrit të rënë pasditen e kësaj të premteje në Peqin po përkeqësohet. Flakët që kanë përfshirë fshatin Galush po përhapen me shpejtësi, ndërsa tashmë janë afruar pranë banesave.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse në terren dhe mbështetjes nga ajri, era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Aspiraj, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën për të ndalur avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi përballet me mungesë stafi, të huajt po sjellin konkurrencë në treg

Mungesa e stafit të kualifikuar vijon të jetë një nga problematikat kryesore të sektorit të turizmit në Shqipëri. Për të përmirësuar standardet e shërbimit, eksperti...
19:03 | 02/10/2026

829 gra dhe 19 burra janë prekur nga kanceri i gjirit në vitin 2025

Rastet me kancer të gjirit janë rritur sërish. Ekspertët e ISHP-së thonë se trendi është i njëjtë me atë të vendeve europiane dhe shkak për...
18:40 | 02/10/2026

Zjarr i madh në Belsh, flakët përhapen pranë banesave dhe ullishteve

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje zonën pranë fshatrave Seferan dhe Merhojë, në Bashkinë Belsh. Flakët, të favorizuara nga...
18:29 | 02/10/2026