AKTUALITET /

"50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/ Kërcënohet biznesmeni nga Peshkopia, mesazhi i erdhi në një kuti picash

Në kuti dyshohet se ndodheshin edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv

Shkruar nga Versus

"50 milionë lekë ose të hodhëm në erë"/

Një biznes privat në Peshkopi është kërcënuar me shpërthim me eksploziv, nëse nuk paguan gjobën 50 milionë lekë.

Mësohet se pronari i një pike karburanti, ka marrë një kuti picash, brenda së cilës ndodhej një mesazh ku kërkohej pagesa e shumës, ndërsa paralajmërohej se në të kundërt biznesi do të hidhej në erë.

Në kuti dyshohet se ndodheshin edhe materiale që mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv. Pas konstatimit të pakos, Policia rrethoi zonën në dalje të qytetit të Peshkopisë dhe për rreth tre orë mbajti nën kontroll perimetrin.

Në vendngjarje u nisën specialistë të çminimit dhe neutralizimit të lëndëve eksplozive nga Tirana, të cilët morën masa sigurie për ekzaminimin dhe neutralizimin e materialeve të dyshimta.

Për shkak të situatës, disa biznese pranë zonës së karburantit u mbyllën përkohësisht, ndërsa qarkullimi i automjeteve u devijua përmes unazës së Peshkopisë.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, Policia ka shoqëruar disa persona. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kërcënimit./Versus.al

Poll