Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar këtë të premte një takim me strukturat dhe demokratët në Peshkopi, në kuadër të turit të “Ripërtëritjes”.
Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se procesi synon riorganizimin e strukturave dhe rritjen e pjesëmarrjes e angazhimit të demokratëve.
“Po punojmë për një Ripërtëritje të strukturave, për të rritur pjesëmarrjen dhe angazhimin. Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij procesi! Çdo demokrat, një zë. Çdo zë, një kontribut. Çdo kontribut, një vlerë e shtuar”, shprehet Noka.
Takimi në Peshkopi vjen pas atij të zhvilluar një ditë më parë në Bulqizë, pjesë e të njëjtit tur të PD-së për forcimin e strukturave në bazë.
Postimi i plotë:
Vijoi në #Peshkopi takimi i radhës në bazë.
Po punojmë për një Ripërtëritje të strukturave, për të rritur pjesëmarrjen dhe angazhimin.
Ejani dhe bëhuni pjesë e këtij procesi!
Çdo demokrat, një zë. Çdo zë, një kontribut.
Çdo kontribut, një vlerë e shtuar!
© SYRI.net
SPAK në vilën e Yeffet/ Spahia: Të mos goditen vetëm hallkat e ndërmjetme, hetimi të shkojë te maja e pushtetit
VIDEO/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
Protesta e 125-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen