LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores

•  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij të mbajtur në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Korçë, akuzoi qeverinë për shpopullimin e vendit, varfërinë dhe vështirësitë ekonomike. • Ai deklaroi se Edi Rama është njeriu më i urryer i kombit në histori. • Berisha tha se opozita i ka kapërcyer betejat e saj dhe tashmë duhet të fokusohet te problemet e qytetarëve dhe përballja me qeverinë. • Ai theksoi se largimi i shqiptarëve nga vendi ka marrë përmasa dramatike. • Kryedemokrati bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi si ‘shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim’. • Berisha tha se, ndërsa familjet shqiptare e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme, sipas tij, qeveritarët vijojnë të bëjnë shpenzime luksoze. • Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se prenoton hotele me çmime që arrijnë në 15 mijë euro nata dhe e përdori këtë si shembull të kontrastit që, sipas tij, ekziston mes standardit të jetesës së qytetarëve dhe atij të drejtuesve të vendit. • Berisha prezantoi gjithashtu disa prej objektivave që, sipas tij, opozita synon të zbatojë në rast se merr drejtimin e vendit, duke përmendur dyfishimin e pagave dhe pensioneve, minimumin jetik dhe rimbursimin e ilaçeve. • Kryetari i PD-së tha ndër të tjera se partia e tij do të ndjekë një politikë të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike. •  Ai solli si shembull subvencionet dhe situatën e blegtorëve, duke pretenduar se importet kanë dëmtuar prodhuesit vendas. • Në vijim, Lideri i opozitës tha se ripërtëritja e opozitës duhet të shoqërohet me afrimin e të rinjve, grave dhe figurave që, sipas tij, përfaqësojnë vlerat më të mira të shoqërisë.

3 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"/ Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/
Sali Berisha

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Korçë se procesi i Ripërtëritjes së PD-së synon, sipas tij, të sjellë ndryshime në të gjitha fushat e jetës në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha prezantoi disa prej objektivave që opozita synon të zbatojë nëse merr drejtimin e vendit.

Ndër masat e përmendura prej tij ishin dyfishimi i pagave dhe pensioneve, vendosja e minimumit jetik, si dhe rimbursimi i ilaçeve. Një tjetër pikë e programit të prezantuar ishte politika ekonomike. Berisha tha se PD synon të ndjekë një politikë të taksave të ulëta dhe të rrisë lirinë ekonomike për bizneset.

"Do të thoni ju, po si mundet një njeri t’u përgjigjet problematikave të tilla të 700 mijë, 800 mijë qytetarëve? Po absolutisht mundet, sepse ajo qeveri që nuk i ka njerëzit numra, ajo që qeveria që nuk i ka njerëzit etiketa, ajo mendon në radhë të parë vetëm për ata, si t’ua qetësojë dhimbjet e varfërisë, si t’u japë mundësi të mjekohen.
Dyfishohen rrogat, dyfishohen pensionet, jepet minimumi jetik, rimbursohen të gjitha ilaçet. Para një jave shkruanin, për të rritur një fëmijë kushton 66 përqind të rrogës. Po mo ka mundësi shteti që të mos kushtojë asnjë qindarkë, që t’ia paguajë të gjitha. Dhe këto do i bëjmë ne. Absolutisht. Sepse, miq është ai virtyt që mban njerëzit të lidhur njëri me tjetrin, që bën njerëzit të ndjejnë përgjegjësi për njëri-tjetrin, për vuajtjet, për dhimbjet, për suksesin, për dështimin.

Ai është zhdukur me këtë propagandë dhe me këto qëndrime. Jo, ne do bëjmë gjithçka për rikthimin e tij. Dhe unë u garantoj se nëse PD ka ndërmarrë ripërtëritjen si moton e saj më kryesore, ka vetëm një qëllim të vetëm për të ripërtërirë Shqipërinë në të gjithë aspektet. Për tu rikthyer shqiptarëve pasuritë që ata kanë. Për asgjë shqiptarët nuk duhet ta votojnë ne për ato që kemi bërë. Ne kërkojmë të na votojmë për ato që do bëjmë. Po! Por u them një gjë ama, në rast dyfishuam rrogat dhe pensionet, në rast se e zgjatëm në një vit lejen e lindjes, në rast se morëm një seri masash të tjera, e bëmë jo se nuk kishim ku t’i shpenzonim ato para, por e bëmë se donim që në radhë të parë t’i shpenzonim tek njerëzit.

Donim në radhë të parë t’u jepnim dinjitetin që meritonin. Donim që shqiptarët të paguheshin më mirë se maqedonasit, se shqiptarët në Kosovë, se malazezët, se serbët, se boshnjakët, se bullgarët, se rumunët. Pse? Jemi më të pasur se ata ne në pasuri natyrore. Nuk ka asnjëri prej tyre pasuritë tona. Jo, nuk i ka. Ndaj dhe ne qëndrojmë fuqishëm dhe ne jemi parti e taksave të ulëta. Po pse jemi parti e taksave të ulëta ne? Edhe ne na duhen paratë. Por në filozofinë tonë, paratë janë më të vlefshme në xhepin tënd o biznesmen se në arkën time. Dhe kjo filozofi është filozofia e lirisë. E lirisë ekonomike. Dhe ne qëndrojmë fuqishëm prapa këtyre parimeve," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën"/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/
Sali Berisha

KORÇË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Korçë, duke u ndalur te rritja e çmimeve dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët. Ai tha se çmimet në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu, ndërkohë shtoi se familjet shqiptare e kanë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme dhe qeveritarët vijojnë të bëjnë shpenzime luksoze.

Kryedemokrati akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se prenoton hotele me çmime që arrijnë në 15 mijë euro nata dhe e përdori këtë si shembull të kontrastit që, sipas tij, ekziston mes standardit të jetesës së qytetarëve dhe atij të drejtuesve të vendit.

"Nga viti 2013 gjer sot, në mënyrën më të frikshme, çmimet janë rritur pakrahasimisht më shumë se rrogat. Isha në Strasburg, ishin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u futa për kuriozitet në një market, absolutisht të gjithë çmimet që të gjitha ose baras ose dy herë më të ulëta se këtu. Po rrogat e francezëve janë të paktën pesë herë më të larta se tonat. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ne kemi ardhur në një kohë shumë të vështirë, në një kohë në të cilën nuk jemi si në vitin 1990, kur dyqanet i kishim bosh, por rrogat i kishim në xhep aq sa ishin. Sot i kemi xhepat bosh, dyqanet plot, por nuk i blejmë dot. Kjo është varfëria, e cila ka vetëm një shkak: vjedhjen e papërbajtur të taksave dhe pasurive publike të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.

Edi Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën. A e dini ju që sarajet e tij, të cilët i kanë themelet dy herë sa vila e Enverit, i ka ndërtuar kur ka pasur gjithsej 3800 euro të deklaruara dhe 400 mijë lekë. Por kompania që ndërtoi sarajet, ka marrë me dhjetëra tendera nga qeveria. Pallati pesëkatësh në pajë i zonjës së tij, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë, por ai që ka ndërtuar pallatin, rrugën Qukës- Qafë Plloçë, është po ai, çmimi, ua them unë ju, kur ne prokuruam këtë rrugë në vitin 2009 me supervizion bankar, ka qenë 73 milionë euro. Përfundimi i saj është 320 milionë euro. 40 përqind më shumë kilometri se sa i autostradës me tunel Elbasan-Tiranë.
Pra, vjedhje, vjedhje të pakufishme. Por kjo është vetëm njëra anë.

Ka një anë tjetër të padukshme dhe është akoma më dramatike dhe këtu ne do të kemi përparësinë absolute.
Ana tjetër është se në këtë mjedis të krijuar, ku krimi bën ligjin, ku televizionet, mediat janë njëlloj narkoze me korruptimin e gjuhës dhe të mendimeve, në këtë mjedis, në këtë shoqëri, po humbet në mënyrë të tmerrshme ajo që quhet bashkëndjesi. Tani kanë marrë një fjalë të huaj, empati. Humbja e bashkëndjesisë, e ndjesisë për dhimbjen e tjetrit, për vuajtjen e tjetrit, për mospasjen e tjetrit është shkatërrimtare. Nuk vuan kush për bukë, thotë ai. Po sigurisht se për vete hap shishen 36 mijë euro, dhe të hapësh shishe 36 mijë euro në një kohë kur pothuajse të gjithë pensionistët nuk blejnë dot ushqimet e muajit, atëherë natyrisht nuk ndjen asgjë për ta. Atëherë varfëria të duket paaftësi e tjetrit dhe vetë lan duart, unë nuk kam përgjegjësi. Atëherë padrejtësia të duket një gjë normale. Atëherë dobësia të duket faji i tij. Ne do ta përmbysim në mënyrën më emergjente këtë situatë," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Sot Rama është njeriu më i urryer i kombit në histori"/ Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/
Sali Berisha

KORÇË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Ramën për shpopullimin e vendit, varfërinë dhe vështirësitë ekonomike. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Korçë, Lideri i opozitës theksoi se Rama është njeriu më i urryer i kombit në histori.

Ai tha se opozita i ka kapërcyer betejat e saj dhe tashmë duhet të fokusohet te problemet e qytetarëve dhe përballja me qeverinë. Kryedemokrati gjithashtu bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit, duke e lidhur këtë me atë që ai e cilësoi si shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë të Korçës, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në fshatra, në këtë qark dhe kudo që jeni sot, përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh për ju, shpirtin tuaj liridashës, shpirtin tuaj punëtor, virtytet tuaja. Të dashur miq, sot vij këtu në takimin e shtatë pas 15 tetorit të vitit 2021. Atëherë kam ardhur në një foltore, në të cilën ne u betuam për të shpëtuar opozitën. Dashuria për Korçën, dashuria për Shqipërinë na ftonte ne që të qëndronim që Shqipëria dhe Korça të kishin një opozitë të vërtetë. Në këto vite ne kaluam, të themi një lloj kalvari, por ne nuk u mposhtëm. Jo se ne jemi të mbinatyrshëm, jo, por se kauzat që ne mbronim ishin kauza të drejta, ishin kauza frymëzuese. Ndaj dhe ne sot nuk mblidhemi më për çështjet tona, por ne sot mblidhemi këtu në këtë Foltore të Ripërtëritjes për çështje të qytetarëve të Korçës dhe mbarë Shqipërisë.

PD dhe opozita kapërceu betejat e veta, por ato nuk ishin qëllim në vetvete. Ato kishin një qllim, një opozitë të vërtetë, e cila të shndërrohej në lokomotivë të forcës së forcave opozitare dhe shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim. Ndaj dhe kjo Foltore e Ripërtëritjes është një apel, është një kushtrim për çdo qytetar, për të gjithë Korçën në këmbë. Për çdo pogradecar dhe Pogradecin në këmbë. Për Kolonjën dhe kolonjarët në këmbë. Për Devollin dhe devollinjtë në këmbë. Sot, të gjithë në këmbë drejt fitores tonë, drejt shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim antishqiptar. Nga ky regjim, i cili ka dëmtuar qenien tonë si shqiptarë në themel më shumë se çdo pushtim tjetër në shekuj e shekuj. Ky regjim ka pakësuar në mënyrën më dramatike qenien tonë. Sot në Korçë, sot në Shqipëri lindin fëmijë aq sa ç’lindnin 100 vite më parë kur Shqipëria në territorin e saj kishte gjithsej 1 milion banorë.

Sot në 1 mijë shqiptarë rezidentë në Shqipëri, 466 janë të regjistruar në BE. Po të shtojmë këtu ata që jetojnë në vendet e tjera jashtë BE, u garantoj se mbi 60 përqind e kombit nuk ndodhet më në Shqipëri. Asnjë komb, në asnjë luftë, në asnjë epidemi, në asnjë fatkeqësi, nuk ka pasur në 10 vite një pakësim si ky që kemi sot. Sot Edi Rama është bërë njeriu më i urryer i kombit në histori. 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate. U lumtë! Theksova se koha kërkon nga ne të merremi me të gjithë potencialin tonë, me problemet e mëdha të qytetarëve. Probleme me një dhimbje të jashtëzakonshme. Probleme që kushtojnë qindra dhe mijëra jetë. Sot, shqiptarët janë më të varfrit, më të keqpaguarit në të gjithë Evropën, në të gjithë Ballkanin.
Sot mijëra e mijëra pensionistë shqiptarë u shkurtojnë jetën sëmundjet sepse nuk mjekohen dot, sepse nuk marrin dot ilaçet.

Një mik i imi, i cili është në pension dhe merr një pension jo të vogël, e lexoj, shkruante një ditë: shkova në farmaci për të marrë ilaçin, ilaçi ishte për ata që jepet kundër mpiksjes së gjakut. Farmacistja më tha që nuk ka marrë rimbursim. E llogarita ilaçin që duhej të blija, në një vit më kushtonte tre pensione vetëm ky ilaç. Po unë t’u them ju, se për ata që nuk kanë pension të plotë, ky ilaç kushton 12 pensione. Çfarë do të thotë? Këtë ilaç nuk mund ta marrin. Por mpiksja e gjakut me moshën shtohen. Po sa e sa nëna e baballarë, njerëz të nderuar që kanë shkrirë jetën e tyre për të mësuar fëmijët tanë, në ara, në biznese, në ferma, në fabrika dhe kudo, infermierë që kanë kaluar jetën duke ndihmuar të sëmurët, tani nuk marrin ilaçet me këto pensione," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit