web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja kërcënohet/ Deputetët e PD-së fryjnë sytë

2 Tetor 2026, 20:29, Aktualitet CNA

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Korçë pas përfundimit të foltores së Ripërtëritjes, ku kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar takimin me demokratët.

Pas përfundimit të foltores, gazetarja e CNA, Iris Rezhda i është drejtuar me disa pyetje kreut të PD-së Sali Berisha dhe pas kësaj i është vërsulur deputeti analfabet Fidel Kreka dhe mbështetësit e tij.

Një grup banditësh, njerëz me precedentë penalë, njerëz të botës së krimit dhe drogës kanë kanosur gazetaren e cila po ushtronte detyrën.

Fidel Kreka, Xhoni Feratllari, Ilir Guri dhe Paulin Mete janë banditët që me një gjuhë rrugeçërish kanë kërcënuar në krye të detyrës gazetaren e CNA.

Por në këtë incident të shëmtuar pjesë e kësaj bande janë bërë dhe deputetët, jo me kërcënime dhe sharje por me indiferentizëm ndaj agresivitetit dhe kërcënimeve të banditëve.

Ashtu siç dhe mund të shihni në pamjet e siguruara nga CNA deputetja Ledina Alolli dhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës Ivi Kaso e trajtojnë këtë skandal, këto kërcënime me një indiferentizëm të paturp.

Është e turpshme se si dy deputetë lënë të vetme në një përballje me banditë, shpërndarës të lëndëve narkotike, persona me precedentë penalë, një gazetare e cila thjesht dhe vetëm po bënte detyrën e saj./ CNA

 





Lajmet e fundit nga