Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit
2 Tetor 2026 |
20:32
Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë Edi Rama”.
Protestuesit u grumbulluan më pas përpara godinës së Kryeministrisë, ku vijuan protestën dhe përcollën mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Gjatë tubimit u njoftua gjithashtu zhvillimi i një proteste kombëtare më 8 tetor përpara Kuvendit, në ditën kur pritet të votohet reforma territoriale.
Lajme të Sugjeruara
VKM për kontrollin e kanabisit mjekësor dhe industrial, ja si do të monitorohen kompanitë
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave i miratuar të premten përcakton rregulla të reja dhe të detajuara për mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me...
Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen banesave (VIDEO)
Situata e zjarrit të rënë pasditen e kësaj të premteje në Peqin po përkeqësohet. Flakët që kanë përfshirë fshatin Galush po përhapen me shpejtësi, ndërsa...
Turizmi përballet me mungesë stafi, të huajt po sjellin konkurrencë në treg
Mungesa e stafit të kualifikuar vijon të jetë një nga problematikat kryesore të sektorit të turizmit në Shqipëri. Për të përmirësuar standardet e shërbimit, eksperti...
- 20:15 VKM për kontrollin e kanabisit mjekësor dhe industrial, ja si do të monitorohen kompanitë
- 19:59 Prishtinë, nata e 17 e protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
- 19:56 Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen banesave (VIDEO)
- 19:51 Putin kërcënon Perëndimin: Rusia mund të përdorë të gjitha armët nëse sulmohet Kaliningradi
- 19:45 G7 konfirmon se do të nxjerrë 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet
- 19:44 Hamza pas takimit më Kurtin: Nuk ka marrëveshje, do takohemi sërish