web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kërcënua nga deputeti analfabet dhe banditët e tij/ Gazetarja e CNA-së: Nuk tërhiqem përballë presionit

2 Tetor 2026, 20:42, Aktualitet CNA

Gazetarja e CNA, Iris Rezhda ka reaguar pas kërcënimit dhe kanosjes së deputetit analfabet Fidel Kreka dhe banditëve të tij.

Gazetarja ka bërë me dije publikisht se deputeti analfabet ka tentuar dy herë t’i merrte mikrofonin nga dora ndërsa gjatë përplasjes e ka ofenduar personalisht, po ashtu dhe median ku punon.

Rezhda është shprehur qartazi se pavarësisht intimidimit dhe presionit nuk do të tërhiqet.

“Sot, gjatë ushtrimit të detyrës sime si gazetare e CNA në Korçë, u përballa me një situatë që e konsideroj të papranueshme.

Deputeti Fidel Kreka tentoi në dy raste të më merrte mikrofonin nga dora, ndërsa gjatë përplasjes më ka fyer mua personalisht dhe median ku punoj.

Unë jam gazetare. Detyra ime është të bëj pyetje, të kërkoj përgjigje dhe të raportoj atë që ndodh. Të bësh pyetje nuk është provokim dhe të ushtrosh profesionin e gazetarit nuk duhet të të vendosë përballë intimidimit, fyerjeve apo tentativave për të të penguar fizikisht në punën tënde.

Mund të mos pëlqesh pyetjet e një gazetari, mund të mos jesh dakord me mënyrën e raportimit apo me median ku ai punon. Por përgjigjja nuk mund të jetë fyerja, intimidimi apo tentativa për t’i marrë mikrofonin nga dora.

E bëj publike këtë situatë sepse nuk dua që ajo të kalohet sikur s'ka ndodhur asgjë. Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një gazetari tjetër.

Do të vazhdoj të bëj punën time me korrektësi dhe profesionalizëm. Nuk do të hesht dhe nuk do të tërhiqem përballë presionit apo intimidimit”, shkruan Rezhda./ CNA





Lajmet e fundit nga