Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Peqin, flakët përfshijnë një banesë dhe afrohen rrezikshëm pranë shtëpive

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri del jashtë kontrollit në Peqin, flakët
Zjarri në Peqin

Situata e zjarrit në Peqin është përkeqësuar gjatë orëve të fundit, teksa flakët që kanë përfshirë zonën e Galushit janë përhapur në një territor të gjerë dhe kanë avancuar drejt zonave të banuara. Një banesë është përfshirë nga flakët ne fshatin Aspiraj, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe bimësi.

Era e fortë dhe terreni i vështirë kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca në terren, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga ajri me helikopterë. Ekipet po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e avancimit të flakëve drejt banesave të tjera.

Zjarri në zonën e Galushit dhe Gjevurit ka vijuar të jetë aktiv prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme situata është rënduar për shkak të përhapjes së flakëve. Sipas raportimeve të mediave, flakët janë afruar pranë banesave, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë betejën për të mbrojtur zonat e banuara dhe për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese