Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-Piranjat/ Ndryshon filozofia me Besë?

20:53, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, në atë që u quajt 'revolucioni Flamingo'. Duke parë përmasat e protestave që po sjellin një situate politike, ndoshta më e vështira gjatë qeverisjes së tij, kryeministri Rama bëri nje hap pas dhe po tenton një qasje të re me qytetarët me të ashtuquajturën 'prania Besnike'.

Në këtë nismë kryeministrore, pas fjalës Besa, fshihet nje akronim i katër fjalëve...

B- Besim

E- Empati

S- Shërbim

A- Angazhim

Po sa të vërteta janë këto premtime? Disa mund të zgjedhin t’i besojnë e disa jo, por ajo që ne duam të tregojmë sot është vullneti që ka qeveria për të mirëadminsitruar paratë e shqiptarëve dhe format që po përdoren për të mos u përballur me ligjin. Prej vitesh puna e Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka patur subjekt të hetimit zyrtare të lartë të cilët janë të dyshuar për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera.

Vepra penale e shkeljes së barazisë në tendera parashikon një dënim nga 1 deri ne 5 vite burg dhe në rastin kur ajo kryhet në grup të organizuar ose nga zyrtarë të lartë, si kompentence hetimet i takojnë SPAK. (https://qbz.gov.al/previee/a2b117e6-69b2-4355-aa49-78967c31bf4d neni 258)

Tani le të bëhemi më konkretë.

Akuza per ish-zevendes kryeministren Belinda Balluku lidhej me vepren penale te barazise ne tendera, akuzat per ish-drejtuesit e Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit ne aferen e njohur me emrin AKSHI lidheshin sërish me kete veper. Gjithashtu afera e tenderave e rrugeve qe prangosi drejtuesin e Autoritetit Rrugor Shqiptar evis Berberi, e në fund edhe afera 5D Konstruksion e ish-drejtoreve te Bashkise Tirane të cilët i jepnin tendera kompanisë së hapur nga ata vetë. Por më mirë le te shpjegojme në mënyrën më të thjeshtë rastet se kur shkelet barazia ne tendera. Fillimisht duhet te sqarojme se çdo para, mall, sherbim, oferte, pjesemarrje ne kapital, toke apo aset publik ne baze te Kushtetutes se vendit, Ligjit te Prokurimit Publik dhe akteve ligjore zbatuese te tyre, i nenshtohet procesit te gares. Ne disa raste tender, ne raste te tjera ankand ose thirrje per te shprehur interes. Te gjitha procedurat kane nje baze ligjore ku percaktohen afatet, si llogaritet fondi, vlera e mallit, studimi i tregut dhe shume etapa rigoroze. Me pas nje komision me eksperte vendos se çfare kushtesh duhet te plotesojne operatoret ekonomike qe kualifikohen per kontraten e kerkuar, sa duhet te jete pervoja e tyre, çfare cilesie ofrojne.

Me pas hapet gara dhe mes kokurrenteve qe permbushin kriteret dhe kualifikohen perzgjidhet oferta me e mire ekonomike me qellim kursimin e parave te taksapaguesve.

Ky ishte një sqarim se si duhet të funksionojnë normalisht proedurat. Sepse, si funksionojnë realisht, ky është një tjetër diskutim.

Sepse, ne shumicen e rasteve fituesi eshte paracaktuar dhe kriteret jane vendosur me porosi per t’iu pershtatur vetem nje konkurrenti. Siç ka ndodhur ne aferen  e Akshit

Apo kur te tjere operatore jane skualifikuar pa arsye per te perzgjedhur ate qe eshte dhene porosia nga lart. Si ne dosjen e drejtoreve te Bashkise Tirane 5D Konstruksion

Ose kur gara eshte anulluar sepse ishte dhene nje oferte me e ulet nga nje tjeter ofertues qe permbushte kriteret dhe fituesi nuk duhet te ishte ai, Rasti i tunelit te Llogarase

Sot shume zyrtare te larte dhe ish-zyrtare po perballen me akuzen e shkeljes se barazise ne tendera e cila ndryshe nga ajo e korrupsionit ka pune hetimore me te thjeshte: Sekuestrim te dokumentacionit prane institucionit qe ka zhvilluar garen, verifikim te ofertave dhe nese ka indicie atehere kalohet në fazën e sekuestrimin dhe kontrollollit të telefonave, zyrave e banesave. Dhe shembuj të tillë kemi plot, të frekët madje.

Natyrisht kjo vëmendje e shtuar e organeve hetimore ndaj proedurave të tenderave, ka frikësuar punonjësit e administratës, aq sa shumë prej tyre refuzojne te hedhin firmen ne procedura te kontestuara. Por edhe këtu, për t’iu shmangur përballjes me ligjin, një zgjidhje është gjetur, dheShqiperia nje vend qe aspiron per te hrye ne Bashkimin europian, mund te jete i vetmi qe ka themeluar dhe po zhvillon modelin e kompanive guacke ne sektorin publik!

Për ata që se dinë, guacke jane kompanite te cilat zoterohen nga firma te tjera, qe kane pronar shoqeri te tjera dhe perbejnë nga nje zinxhir i gjate ndermarrjesh me qellim fshehjen e transakisoneve dhe pronareve.Por tek ne qellimi nuk eshte fshehja e pronareve, por shmangja e transparences, rregullave dhe ligjeve qe diktojne mireadministrimin e parave publike dhe interesave te qytetareve.

Pagesat qe institucionet publike kryejne, kane si detyrim zbatimin e rregullave te thesarit te shtetit per ekzekutimin e urdher shpenzimeve. Çdo pagese qe kalon nga thesari per llogari te nje subjekti botohet ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave. Lista mund te aksesohet nga çdo qytetar apo gazetar duke rritur keshtu transparencen dhe llogaridhenien e institucioneve publike.

Por ka dhe perjashtime. Ndermarrjet publike edhe pse jane ne pronesi te shtetit nuk  ekzekutojne pagesat permes thesarit. Ne kete rast askush nuk di se kush merr nje pagese per nje mall apo sherbim te kryer ose te pakryer.

Ligji per Prokurimin Publik njeh detyrimin per t iu nenshtruar rregullave te prokurimit çdo institucioni perfshire dhe kompanite publike, por serish edhe ne kete rast ka nje kufizim: ndermarrjet te cilat zoterohen ne shumice nga shteti.

I njeti rregull vlen dhe per ushtrimin e auditeve nga Kontrolli i Larte i Shtetit, kontrollohen kompanite ku pjesemarrja e shtetit eshte mbi 50%.

Edhe këtu u gjet zgjidhja. Sepse per te shmangur transparencen ne pagesa, kontrollin nga institucionet e pavarura dhe eleminimin e gares, vitet e fundit ne shume sektore publike po shtohen si kerpudhat kompanite publike.

Rasti i pare ishte ai i kompanise ajrore Air Albania, ku shteti ishte pjesemarres me 15% te aksioneve permes kompanise public Albcontrol. Menyra e perzgjedhjes se aksionereve ne kete shoqeri pa hapur nje gare per te dhene oferte u kontestua nga institucionet e Bashkimit europian. (https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/P-8-2019-000843_eN.html)

Sot askush nuk po flet per ate qe po ndodh ne menyre masive, sidomos pasi është e provuar se Air Albania jo vetem qe nuk ishte sukses por sherbeu si nje maskim per te ofruar udhetimet e me charter te kryeminsitrit …

Praktika me pas vazhdoi me themelimin e kompanise Durres Marina, ku shteti shqiptar ka 33% te aksioneve, por askush nuk e auditon, nuk kontrollon pagesat qe shkojne nga buxheti dhe as nuk i nenshtrohet rregullave te prokurimit publik dhe pse godinat po ndertohen mbi toke dhe asete publike.

Nje rast tjeter eshte ai kompanise Albtrace & Co e themeluar me qellim prodhimin dhe shperndarjen e pullave fiskale pas perfundimit te kontrates koncesionare me kompanine Sicpa. Firma zoterohet 51% nga Shtypshkornja e Letrave me Vlere- kompani publike dhe 49% e aksioneve jane ne pronesi te O&S Security and Solution.

Nese do te shohim fitimin qe ka patur dikur kompania koncesionare, rreth 2 milion euro ne vit, tashme ky fitim nga shitja e pullave nuk do t’i transferohet shtetit por do te ndahet pergjysem me nje firme me baze ne emiratet e Bashkuara Arabe.

Albtrace & Co do te përfitojë dhe nje tjeter sherbim, ate monitorimit te cilesise se karburanteve, dikur nje  sherbim qe ofrohej me koncesion e qe u kushtoi qytetareve dhjetra milion euro te paguara ne çmimin e naftes.

Por jo vetem kaq, sepse kjo kompani eshte ngarkuar se fundi me projektimin dhe zbatimin e operimit dhe mirembajtjes se sistemeve elektronike te shoqeria publike qe prodhon pasaportat, Identitek.

 (https://qbz.gov.al/eli/vendim/2026/09/01/657/5aa37d5d-a744-407d-9d23-0bc56048a132 )

E gjitha me vendim qeverie! Pra, treg me vendim qeverie!

Ky eshte nje nga rastet tipike kur nuk ne vend te gares qe te zgjidhet cilesia dhe çmimi me i lire, shteti percakton furnitorin, pa kërkuar asnjë kriter konkurues.

Edhe ne rastin e themelimit te kompanise Albanian Digital Solution qe do te kryeje funksionin qe dikur ofronte AKSHI per sherbimet ne fushen e teknologjise se informacionit eshte themeluar nje shoqeri publike. Madje ndryshimet ligjore te disa muajve me pare  lejojne qe kompania te krijoje partneritet deri ne 49% te aksioneve me nje firme private pa patur nevoje per te zhvilluar gare.

Ndërkaq, me e rendesishme te kjo skeme eshte ajo qe ndodh faktikisht. Shoqeria publike nuk ka ekspertize ne ofrimin e sherbimeve te qeverisjes digjitale, por ato i kontrakton nga pale private.

Pra jane te njejtet operatore qe dikur ofronin sherbimet AKSHI-t me çmime te fryra. Asgje nuk ka ndryshuar me perjashtim qe tashme pagesat, shtesat e kontratave dhe transaksionet e parave nuk shihen ne sistemin e thesarit! Kjo po, që është prani besnike.

Kjo filozofi u perfeksionua edhe më shumë te firma publike per prodhimin e mjeteve dhe materialeve ushtarake Kayo. Kjo kompani e krijuar me ligj te veçante eshte 100% ne pronesi te Ministrise se Mbrojtjes, dhe pagesat nuk do te kalojne permes thesarit, por e ka te detyrueshme t’i nenshtrohet procedurave te prokurimit publik dhe auditeve te KLSH-se. Por tani shihni se ku fshihet truku: Qe prej krijimit e deri me sot Kayo ka bashkethemeluar 4 kompani te tjera te cilat do te ofrojne sherbime ne fushen e prodhimit te materialeve ushtarake.

Timak Defence ne fushen e prodhimit te mjeteve motorike ushtarake zoterohet ne masen 20% nga Kayo dhe 80% nga firma Timak ne pronesi te Arjeta Puces dhe Ron Yeffet.

Amerikano-Izraeliti që doli në përgjimet e fundit ku përmendet edhe ministri aktual i mbrojtjes, Ermal Nufi.

Nje tjeter firme eshte Guna Tactical, per prodhimin e uniformave te ushtrise. Pronesia te kjo firme eshte ne masen 49% e Kayo dhe 51% e MSSC Group ne pronesi te Emiljano Dushes. Kayo ka beshkethemeluar dhe kompanine M.K.D (Myslym Keta Defence), me te njejtin ortak, ne fushen e tregtimit te municioneve te kalibrave te vegjel dhe te mesem ku serish ka pjesen e aksioneve te pakices 20%.

ADVANCED ARMS TECHNOLOGY  ka si objekt prodhimin, montimin dhe tregtimin e armeve. 20% e aksioneve zoterohen nga Kayo dhe 80% nga Uno 18, firme ne pronesi te Ron Yeffet. Te gjitha keto firma që përmendëm, nuk detyrohen t’i nenshtrohen rregullave prokurimit, sepse vete ortaket e tyre i urrejne tenderat, sicc shprehet në audiopergjimi Yeffet, kur thotë që unë shkoj në ato vende ku nuk ka garë.

E gjithe skema eshte bere me negocim te drejtperdrejte duke anashkaluar garen, edhe pse mund te kishte ndonje kompani me te madhe dhe me pervoje me te gjate qe mund te jepte oferte me te mire ne kete fushe ose qe mund te ofronte te merrte pakete aksionesh me te vogel.

Një filozofi e qartë, për të krijuar kompani publike per furnizime me mallra e sherbime duke shmangur garen, e cila tashme po diktohet dhe me ligj. Si në rastin projektligjit për Operatorin kombëtar të barnave, të nxjerre per konsultim publik nga qeveria dhe qe pritet te miratohet nga Kuvendi.

Kompania do te furnizoje spitalet me barnat,  jo sepse do te jete prodhuese e tyre, por se do t’I bleje ne treg pa gare me kontrate te drejtperdrejte me kompanine qe do te perzgjedhe ajo. Pra, pa tender. 

I gjithe modeli i krijuar eshte per te shmangur pergjegjesine penale qe rrjedh nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike”!

Praktikisht kjo filozofi qe po ze vend sot ne praktiken institucionale per te bere perzgjedhjen e operatorit qe do te jape nje sherbim apo mall pa gare dhe ne menyre te paracaktuar, eleminon pergjegjesine penale duke shfrytezuar hapesiren ligjore qe i njihet Keshillit te Ministrave dhe Parlamentit per te autorizouar entet publike qe te negociojne kontrata pa gare apo per te bashkethemeluar kompani ne raste te veçanta.

Ndaj për ta sqaruar njëherë e mirë, Besa qe po ofrohet sot eshte eleminimi i çdo praktike institucionale qe garantonte nje treg te lire per operatoret private dhe kursente parate e qytetareve, por kete radhe me ligj duke minuar keshtu dhe hetimin qe mund te kryejne ne te ardhmen autoritetet e drejtesise! A nuk është ky një shkak madhor për të protestuar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco