"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Asgjë, përveçse të kishin fatin e keq për të ndërtuar marrëdhënie intime me një njeri që abuzoi me besimin e tyre. Fatin e keq që ato video, për të cilat jam e bindur se nuk e kanë dhënë pëlqimin, u publikuan, edhe pse nuk kanë asnjë interes publik.

Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që nuk kishin bërë asgjë. Asgjë, përveçse të kishin fatin e keq për të ndërtuar marrëdhënie intime me një njeri që abuzoi me besimin e tyre. Fatin e keq që ato video, për të cilat jam e bindur se nuk e kanë dhënë pëlqimin, u publikuan, edhe pse nuk kanë asnjë interes publik.
Jo! Ato materiale nuk kanë interes publik! Sepse kurioziteti publik, perversiteti publik, nuk është interes publik!
Po. Dhe gjërave duhet t’u vëmë emrin e vet.
Ai që vuri kamerën dhe filmoi njerëz që nuk e dinin, nuk bëri “skandal”.
Bëri krim.
Ai që i nxori ato pamje andej nga ishin, nuk “rrodhi informacion”.
Edhe ai bëri krim.
Edhe ai që i hodhi online, duke e quajtur veten “gazetar”, nuk bëri gabim profesional. Ai ndërroi zanat. Sepse gazetaria ka një detyrë që e ndan nga tregtia: të mbrojë atë që nuk mbrohet dot vetë.
Por ka diçka që më habit.
A nuk ju duket e çuditshme që ato 12 gra po bëhen mish për top në sezonin më të madh të skandaleve të kësaj qeverie?
A nuk ju duket e çuditshme që nga flamingot, po na detyrojnë të merremi me video erotike që s’kanë lidhje me politikën?
Në të vërtetë, ato nuk janë vetëm 12 gra…
Janë 120 gra…
Janë 1200,
12,000 e më shumë gra.
Ne i takojmë çdo mëngjes kur vijnë të denoncojnë; shohim përditë atë që u ndodh; viktima të hakmarrjes pornografike; nuk na kanë bërë asgjë dhe i godasim me gurë… jo në rrugë, por në rrjete, në chate, në meme.
Por nëse më e keqja ndodh, nëse një nga ato 12 gra nuk e mban dot dhimbjen e madhe që po i shkaktohet, çfarë do të bëjmë ne me ato meme?
Si do të mund ta shohim veten në pasqyrë?
A e pyesim veten nëse po shkatërrojmë jetën e dikujt? Dikujt që nuk na ka bërë asgjë! As ne, as familjeve tona, e as vendit tonë!
A e pyesim veten që nesër mund të jetë radha e një njeriu që e duam, që nuk e meriton t’i ndodhë kjo?
A duam ne një shoqëri që, po të pa vulnerabël, të mbulon me gurë?
Apo mos po kthehemi si shoqëri në kopje të atyre kundër të cilëve po protestojmë çdo ditë në bulevard?
Janë shumë pyetje. Që kanë vetëm një përgjigje.
Ju…
Ti që po më dëgjon…
Dëgjoje zërin e motrës, nënës, gruas apo fëmijës brenda teje…
Dhe fshije.
Fshije videon dhe fshije chatin ku e dërgove.
Dhe më lejo që, në emër tënd, t’u kërkoj falje.
Na falni, vajza e gra.
Na falni, për këtë që ju bëmë.
Sepse ju nuk na keni bërë asgjë./Piranjat news
Florian Binaj TIRANË- Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tira...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pro...
foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar lig...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125...
Pamje nga zjarri PEQIN- Vatra e zjarrit e regjistruar në Peqin ka marrë përmasa serioze. Situata paraqitet kritike, saqë pavarësis...
pamje TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Sk...
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 125-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama....
foto ilustruese PESHKOPI- Zija Shulku është autori, i cili kërcënoi pronarin e një biznesi në Peshkopi në afër...
pamje BELSH- Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Seferan dhe Merhoj...
zjarri në Galush PEQIN- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Galush të Peqinit. Sipas inform...