Sjellja e deputetit dhe grupit përreth tij të kujton vitet e mbretërimit të parë të PD-së në udhëheqje të shtetit të parë paskomunist, ku për çdo publikim të informacionit që nuk i vinte për shtat pushtetit mbi gazetarët kërciste huri.

Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcënuar mbrëmjen e kësaj të premteje, pas përfundimit të “Foltores” korçare, ku pjesëmarrës ishte dhe Sali Berisha. Akti kriminal, i denjë për banditët e rrugës, ka patur për autor jo një të tillë, por një deputet të PD-së.
Sipas denoncimit të ardhur nga terreni informohemi se deputeti kërcënues i gazetares së CNA, Iris Rezhda, quhet Fidel Kreka.
Akti i shëmtuar ka ndodhur ndërsa Berisha ishte duke hipur në makinë. Moment ky kur deputeti Kreka i është vërsulur gazetares Rezhda me fyerje e sharje duke përdorur një fjalor të denjë për “gangot”.
Sjellja kriminale e deputetit të PD, ka qenë haraçi i paguar për disa pyetje “me spec” që gazetarja e CNA i ka adresuar Sali Berishës gjatë zhvillimit të “Foltores”.
Kërcënimi, sharja, fyerja, ofendimi i gazetares, Iris Rezhda, nga deputeti Kreka, ka patur si motiv kryerjen e detyrës së saj me qëllim informimin sa më saktë e korrekt të publikut.
Për pyetjet e bëra gazetarja Rezhda nuk ka marrë lejen e PD-së, duke thyer normativën e kolegëve mediatik të kuzhinës patronazhiste.
Gjë kjo që ende nga PD e “ripërtërirë”, nga sa duket konsiderohet herezi që lipset të ndëshkohet me sjellje rrugaçërore. Sjellja e deputetit dhe grupit përreth tij të kujton vitet e mbretërimit të parë të PD-së në udhëheqje të shtetit të parë paskomunist, ku për çdo publikim të informacionit, që nuk i vinte për shtat pushtetit, mbi gazetarët kërciste huri.
Në atë kohë, ne gazetarët e terrenit qëndronim sy e veshë ngrehur kur dilte presidenti Berisha apo kryeministri Meksi, pasi e dinim se çdo kërcënim i tyre ndaj shtypit e medias ishte frymëzim për lukuninë e rrugaçërisë së gjendur me shumicë në oborrin e pushtetit.
Rastet e sjelljes rrugaçërore ndaj medias në atë kohë janë me qindra, sikurse janë edhe sot. Sepse rasti i sjelljes së deputetit Kreka me gazetaren e CNA, Iris Rezhda, është më i freskti. Ai i bashkëngjitet dhjetra të tjerëve të ndodhur muajt e fundit e të denoncuar nga organizatat e gazetarëve e mediat ku gazetarët e lënduar nga kërcënimet shërbejnë.
Faktin e përforcojnë denoncimet e shoqatave e kronikat mediatike, duke konfirmuar rritjen eksponenciale të trendit kërcënues ndaj reporterëve e gazetarëve të terrenit duke na kujtuar kohët e errëta të inkuizicionit, raprezaljet e të cilit nisnin sa herë krerët e pushtet-politikës bezdiseshin nga përfaqësuesit e medias që kryenim me rigorozitet e skrupolozitet misionin./ CNA
Një protestë mund ta godasë pushtetin në fillim dhe ta ndi...
Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Proc...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një a...
Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjyka...
S’do mend se videot erotike e kanë të garantuar publikun. ...
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
*Fjala e plotë e Albana Vokshit, Nënkryetare e Komisionit ...
Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në k...
Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Më shumë se 5,700 njerëz janë vrarë ose plagosur nga banda...
Pse pikërisht Lindja? Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pj...
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...