Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh që quhet Ramazan Xhixha, është mësues i lëndes së matematikës, me një kontribut prej 10 vitesh në të njëjtën shkollë.
Ramazani tregon për “Piranjat” se në shkurt të këtij viti, u hap gara për drejtues të institucionit arsimor. Në këtë garë morën pjesë 4 kandidatë dhe u shpallën fitues vetëm dy prej tyre. Sipas tij ai mblodhi 3 pikë më shumë se kandidatët e tjerë.
Ky pretendim vertetohet nga procesverbali i mbajtur nga drejtuesi dhe anëtarët e komisionit, ku Ramazan Xhixha rezulton i pari me 31.5 pikë, i ndjekur nga dy kolegët e tjerë me 29.18 pikë dhe kandidati i fundit 28.6 pikë.
Pas këtij vlerësimi të parë, hapi i radhës duhej të ishte intervista në DRAP Durrës, institucioni tjetër sitë, për emërimin e drejtorit të ri.
Por këtu gjërat morën një rrjedhë të paparashikuar. Pasi drejtori i drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar durrës vonohet për të reealizuar intervistën edhe pse sipas rregullores, ky i fundit duhet të realizojë intervistën brenda 5 ditëve pune nga momenti i marrjes dijeni të të dy kandidatëve me më shumë pikë.
3 ditë pas intervistët, mesues Ramazani tregon se mori përgjigjen që ky i fundit është skualifikuar dhe shpalli fituese kandidaten tjetër znj. Lindita Kërtusha.
Por këtu kemi një problem.
Sepse zonja Kërtusha u shpall fituese në shkollën 9 vjeccare të Ishmit, dhe jo në atë të mesme të bashkuar, në të cilën vendi ishte vakant.
Të paktën kështu shkruhet në letra. Një ngatërresë me sa duket e qëllimshme qëështë shoqëruar me shkelje të njëpasnjëshme.
Ndërkohë që formimi arsimor i zonjës është një histori më vete.
Sepse, zonja Kërtusha është mësuese e arsimit fillor. Gjë që vërtetohet nga ky dokument i punonjësve të kësaj shkolle, ku zonja disponon master të arsimit fillor, në ndryshim nga ramazan xhixha, mastër shkencor për matematikë mësues gjimnazi. Ndaj në këto kushte zoti Xhixha i drejtohet me një kerkesë zyrtare DRAP Durrës për arsyet e skualifikimit të tij. Dhe dy ditë më pas vjen edhe përgjigjja.
Shkresa e cila mban datën 3.6.2036, thotë se kuadri ligjor në fuqi përcakton se vendimi përfundimtar për shpalljen fitues të kandidatit merret nga drejtori i DRAP Durrës, duke u bazuar në vlerësimin tëresor dhe mënyre specifike në intervistën me gojë. Drejtori i DRAP ka të drejtë të plotë ligjore për të vlerësuar aftësitë komunikuese, vizionin menaxhues dhe pershtatshmërinë e kandidatëve me nevojat e institucionit arsimor. etj. Në këtë intervistë Dr DRAP ka vlerësuar më së shumti znj, Lindita KËrtuesha e cila u shpall edhe fituese e garës për drejtor të kësaj shkolle. Sipas DRAP, këtë të drejte ligjore, drejtuesit të këtij institucioni ia jep ligji më fuqi ndaj u mor dhe ky vendim
Qesharake në përgjigjen e drap durrës, është edhe përmendja e ligjit pa cituar asnjë ligj.
Por mësuesi kandidat pavarësisht skualifikimit që iu bë, refuzon të heqë dorë, dhe i drejton një shkresë ministrisë së arsimit në të cilën informon këtë të fundit për cfarë po ndodh.
Por edhe nga ministria, përgjigja është thuajse e njëjtë më atë të drap durrës.
znj. Kërtusha nuk kufizohet në të drejtën e saj për të konkuruar për pozicionin e drejtorit të shkollës për sa kohë që përmbush ndër të tjera edhe kriterin e dipomës..
Sipas nenit 57 të ligjit 69/2012 thuhet se mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë Bachelor dhe Master Profesional që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomën për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike.
Mësuesi për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë duhet të ketë Bachelor në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët ose të lartë dhe Master me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë.
Pra, drejtuesit dhe mëesuesit ushtrojnë funskione vetëm brenda profileve dhe cikleve per te cilat jane licensuar. Më thjeshtë se kaq nuk mund të ketë.
Në këto kushte, kur asnjë nga institucionet pergjegjëse nuk jep përgjigje bindëse, ramazani i drejtohet komisionierit kunder diskriminimit, i cili urdheron DRAP durrës për ti vendosur në dispozicion të gjithë dokumentat e nevojshme për rastin.
Por documentat e derguara nga drap janë të njejtat me ata që iu treguam më sipër dhe nuk japin asnjë argument sqarues.
STAND: Po cilat janë argumentat e Drejtorisë arsimore të Durrësit për këtë vendim që ka nga pas shumë pikëpyetje?
Ndaj le ta pyesim direkt dr e këtij institucioni Hazbi Lika.
Ky i fundit në përballjen e piranjën Luela Gaxhja thotë se nuk e mban mend numrin e kandidarëve e ndersa kjo e fundit e pyet mbi cilin ligj është bazuar që ka shpallur fituese znj Lindita Kërtusha, Zoti Hazbi Lika nuk jep përgjigje shteruese. Ai fillon të ngatërroj udhëzimet dhe ligjet.
Thelbi i diskutimit është paligjshmëria e emërimit të drejtoreshës, ndaj i drejtojmë edhe një pyetje tjetër.
Si mundet një mesues i arsimit fillor të udheheq një shkollë të mesme të bashkuar, kur nuk ka arsimin përkatës..
Zoti Lika justifikohet me daljen e një udhëzimi të ri, duke harruar që
drejtoresha e re është shpallur fituese muaj përpara se të dilte udhëzimi gjë që e bën automatikisht të paligjshëm emërimin e kësaj të fundit.
© SYRI.net