"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Ky pretendim vërtetohet nga procesverbali i mbajtur nga drejtuesi dhe anëtarët e komisionit, ku Ramazan Xhixha rezulton i pari me 31.5 pikë, i ndjekur nga dy kolegët e tjerë me 29.18 pikë dhe kandidati i fundit 28.6 pikë.

TIRANË- Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që quhet Ramazan Xhixha, është mësues i lëndës së matematikës, me një kontribut prej 10 vitesh në të njëjtën shkollë. Ramazani tregon për “Piranjat” se në shkurt të këtij viti u hap gara për drejtues të institucionit arsimor.
Në këtë garë morën pjesë 4 kandidatë dhe u shpallën fitues vetëm dy prej tyre.
Sipas tij, ai mblodhi 3 pikë më shumë se kandidatët e tjerë.
Ky pretendim vërtetohet nga procesverbali i mbajtur nga drejtuesi dhe anëtarët e komisionit, ku Ramazan Xhixha rezulton i pari me 31.5 pikë, i ndjekur nga dy kolegët e tjerë me 29.18 pikë dhe kandidati i fundit 28.6 pikë.
Pas këtij vlerësimi të parë, hapi i radhës duhej të ishte intervista në DRAP Durrës, institucioni tjetër, për emërimin e drejtorit të ri.
Por këtu gjërat morën një rrjedhë të paparashikuar. Pasi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës vonohet për të realizuar intervistën, edhe pse, sipas rregullores, ky i fundit duhet të realizojë intervistën brenda 5 ditëve pune nga momenti i marrjes dijeni të të dy kandidatëve me më shumë pikë.
3 ditë pas intervistës, mësues Ramazani tregon se mori përgjigjen që ky i fundit është skualifikuar dhe shpalli fituese kandidaten tjetër, znj. Lindita Kërtusha.
Por këtu kemi një problem.Sepse zonja Kërtusha u shpall fituese në shkollën 9-vjeçare të Ishmit dhe jo në atë të mesme të bashkuar, në të cilën vendi ishte vakant. Të paktën kështu shkruhet në letra.
Një ngatërresë, me sa duket e qëllimshme, që është shoqëruar me shkelje të njëpasnjëshme.
Ndërkohë që formimi arsimor i zonjës është një histori më vete.
Sepse zonja Kërtusha është mësuese e arsimit fillor. Gjë që vërtetohet nga ky dokument i punonjësve të kësaj shkolle, ku zonja disponon master të arsimit fillor, në ndryshim nga Ramazan Xhixha, master shkencor për matematikë, mësues gjimnazi. Ndaj, në këto kushte, zoti Xhixha i drejtohet me një kërkesë zyrtare DRAP Durrës për arsyet e skualifikimit të tij. Dhe dy ditë më pas vjen edhe përgjigjja.
Shkresa, e cila mban datën 3.6.2036, thotë se kuadri ligjor në fuqi përcakton se vendimi përfundimtar për shpalljen fitues të kandidatit merret nga drejtori i DRAP Durrës, duke u bazuar në vlerësimin tërësor dhe, në mënyrë specifike, në intervistën me gojë.
Drejtori i DRAP ka të drejtë të plotë ligjore për të vlerësuar aftësitë komunikuese, vizionin menaxhues dhe përshtatshmërinë e kandidatëve me nevojat e institucionit arsimor, etj.
Në këtë intervistë, DRAP ka vlerësuar më së shumti znj. Lindita Kërtusha, e cila u shpall edhe fituese e garës për drejtor të kësaj shkolle.
Sipas DRAP, këtë të drejtë ligjore drejtuesit të këtij institucioni ia jep ligji në fuqi, ndaj u mor dhe ky vendim.
Qesharake në përgjigjen e DRAP Durrës është edhe përmendja e ligjit pa cituar asnjë ligj.
Por mësuesi kandidat, pavarësisht skualifikimit që iu bë, refuzon të heqë dorë dhe i drejton një shkresë Ministrisë së Arsimit, në të cilën informon këtë të fundit për çfarë po ndodh.
Por edhe nga Ministria, përgjigjja është thuajse e njëjtë me atë të DRAP Durrës.
Znj. Kërtusha nuk kufizohet në të drejtën e saj për të konkurruar për pozicionin e drejtorit të shkollës, për sa kohë që përmbush, ndër të tjera, edhe kriterin e diplomës.
Sipas nenit 57 të ligjit 69/2012 thuhet se mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë Bachelor dhe Master Profesional që formon mësues të arsimit fillor, ose diplomën për arsimin fillor të ish-instituteve të larta pedagogjike.
Mësuesi për arsimin e mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë duhet të ketë Bachelor në fushën/lëndët e arsimit të mesëm të ulët ose të lartë dhe Master me 120 ECTS në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë. Pra, drejtuesit dhe mësuesit ushtrojnë funksione vetëm brenda profileve dhe cikleve për të cilat janë licensuar.
Më thjeshtë se kaq nuk mund të ketë.
Në këto kushte, kur asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk jep përgjigje bindëse, Ramazani i drejtohet Komisionerit Kundër Diskriminimit, i cili urdhëron DRAP Durrës për t’i vendosur në dispozicion të gjithë dokumentet e nevojshme për rastin.
Por dokumentet e dërguara nga DRAP janë të njëjtat me ato që iu treguam më sipër dhe nuk japin asnjë argument sqarues.
Po cilat janë argumentet e Drejtorisë Arsimore të Durrësit për këtë vendim që ka nga pas shumë pikëpyetje?
Ndaj le ta pyesim direkt drejtorin e këtij institucioni, Hazbi Lika.
Ky i fundit, në përballjen e Piranjës Luela Gaxhja, thotë se nuk e mban mend numrin e kandidatëve, ndërsa kjo e fundit e pyet mbi cilin ligj është bazuar që ka shpallur fituese znj. Lindita Kërtusha. Zoti Hazbi Lika nuk jep përgjigje shteruese. Ai fillon të ngatërrojë udhëzimet dhe ligjet.
Thelbi i diskutimit është paligjshmëria e emërimit të drejtoreshës, ndaj i drejtojmë edhe një pyetje tjetër.
Si mundet një mësues i arsimit fillor të udhëheqë një shkollë të mesme të bashkuar, kur nuk ka arsimin përkatës?
Zoti Lika justifikohet me daljen e një udhëzimi të ri, duke harruar që drejtoresha e re është shpallur fituese muaj përpara se të dilte udhëzimi, gjë që e bën automatikisht të paligjshëm emërimin e kësaj të fundit./Piranjat news
TIRANË- Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiatu...
Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Florian Binaj TIRANË- Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tira...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pro...
foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar lig...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125...
Pamje nga zjarri PEQIN- Vatra e zjarrit e regjistruar në Peqin ka marrë përmasa serioze. Situata paraqitet kritike, saqë pavarësis...
pamje TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Sk...
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 125-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama....
foto ilustruese PESHKOPI- Zija Shulku është autori, i cili kërcënoi pronarin e një biznesi në Peshkopi në afër...