Një qendër tregtare është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Kosovë – Prishtinë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një qendër tregtare të destinuar për lojëra dhe produkte për fëmijë.
Nga pamjet në vendngjarje, duket se zjarri është i përmasave të mëdha, teksa një shtullungë e zezë tymi është ngritur në qiell.
Paraprakisht, nuk raportohet për persona të lënduar.














