“Kamera të kamufluara në pajisje alarmi”, Malaj: Videot që qarkullojnë online po shkaktojnë drama të mëdha sociale

2 Tetor 2026 | 21:59

Pedagogia Nora Malaj ka diskutuar në “Review” me Greta Topjana lidhur me cenimin e privatësisë dhe sigurisë kibernetike. Ajo thekson se rreziqet reale vijnë nga përdorimi i pajisjeve të ndryshme teknologjike si kamerat e sigurisë, të cilat  në pamje të parë nuk duken si të tilla.

Malaj nënvizon se nëse pajisjet nëse nuk janë të mbrojtura siç duhet, mund të bien pre e keqpërdorimit dhe të lejojnë akses të paautorizuar në ambientet personale apo intime të individëve.

“E gjithë situata është ngarkuar pafund dhe e gjithë kjo është kthyer në ushqim. Duke sikur është krijuar një vorbull me mëkatarë dhe të gjithë po kërcejnë në këtë vorbull , disa duke paragjykuar e disa duke u kënaqur. I gjithë problemi është se ku janë fëmijët?

Janë përballë këtyre pajisjeve. Në bazë të të drejtave themelore të njeriut, shteti i çdo vendi ka një detyrim ligjor, që të ruajë qytetarët por mbi të gjitha fëmijët të cilët i ka minoren dhe të cilët përpara çdo të keqeje nuk dinë të reagojnë, por mund t’i ndihmosh”, theksoi Malaj.

Ajo vë në dukje se më të rrezikuar mbeten fëmijët, ndërsa këshillon se sepcialistë të kibernetikës duhet të sigurojnë që qarkullimi i videove të tilla mos të jenë të aksesueshme.

“Grupet që merren me kibernetikën mund të fusin në të gjitha këto video një virus që quhet “virus merimangë”, që nëse fëmija apo i rrituri tenton ta hapë, automatikisht i bllokohet telefoni. Shteti duhet të sigurojë garanci, së pari në të drejtën e njeriut , së dyti të shëndetit mendor, së treti në mos pasjen e perversiteteve, së katërti në ruajtjen e raporteve sociale. Sepse kanë plasur bomba sociale të mëdha, bombë që po na relativizon të keqen e cila duhet parandaluar.

Nuk ka ngelur video pa dëgjuar dhe kemi parë që ato kanë shkaktuar drama të mëdha. E gjithë kjo ngjarje po na tregon që kemi ditë të tmerrshme që ndikon tek fëmijët”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kamerat mund të jenë të hapura për këdo”, eksperti i IT-së demonstron live rrezikun

I ftuar në emisionin “Review” me GretaTopjanën, eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, bëri një demonstrim live se si kamerat mund të aksesohen jo vetëm nga...
21:17 | 02/10/2026

Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë....
20:32 | 02/10/2026

Rregullat për kontrollin e kanabisit mjekësor dhe industrial, ja si do të monitorohen kompanitë

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave i miratuar të premten përcakton rregulla të reja dhe të detajuara për mbikëqyrjen e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me...
20:15 | 02/10/2026