Si të dalloni një kamerë të fshehtë? Eksperti demonstron live: Kamera në çantë filmon dhe regjistron audio

2 Tetor 2026 | 22:04

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i sigurisë Fatjon Softa solli në studio një çantë, në të cilën ishte implementuar një kamerë e fshehtë, e lidhur me Wi-Fi.

Eksperti demonstroi live mënyrën se si funksiononte kamera e vogël, e cila ishte montuar në çantë dhe, sipas tij, nuk dallohej fare. Ai tregoi se kamera e fshehtë filmonte dhe regjistronte si video, ashtu edhe audio.

“Kjo kamerë regjistron dhe video dhe audio. Mund ta kesh te kollarja, te kapelja ose te syzet”, tha ai.

Eksperti tregoi gjithashtu një sërë objektesh ku mund të vendosen kamera spiune. Sipas tij, kamerat mund të vendosen në sensorët e alarmit, si dhe në detektorët e tymit.

“Kamera mund të vendosen gjithashtu në gotat e ujit, shishet, priza, karikues, mbajtëse sapuni, pasqyra, orë muri, orë dore, çanta dhe në vende të pafundme por edhe në kondicionerë”, tha ai.

Përveç videokamerave, ai tha se ka edhe pajisje audio që mund të përdoren për të përgjuar dhe për të dëgjuar bisedat dhe atë që po flitet.

Eksperti tregoi gjithashtu se ka edhe videokamera që vendosen tek vidat që mbajnë pikturat ose kornizat e varura në mur. Sipas tij, këto kamera mund të funksionojnë edhe në kushte errësire, pasi kanë sensorë infra të kuqe.

“Në rastet kur ndodheni në një dhomë dhe mbyllni perdet duke krijuar errësirë. Për të kuptuar nëse në një ambient mund të ketë një kamerë, përdoret blici i telefonit për të kërkuar reflektime në vendet ku dyshohet se mund të jetë vendosur kamera. Edhe pa blic mund të dallohet një pikë që bëhet vjollcë, gjë që mund të tregojë praninë e një kamere”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kamera të kamufluara në pajisje alarmi”, Malaj: Videot që qarkullojnë online po shkaktojnë drama të mëdha sociale

Pedagogia Nora Malaj ka diskutuar në “Review” me Greta Topjana lidhur me cenimin e privatësisë dhe sigurisë kibernetike. Ajo thekson se rreziqet reale vijnë nga...
21:59 | 02/10/2026

“Kamerat mund të jenë të hapura për këdo”, eksperti i IT-së demonstron live rrezikun

I ftuar në emisionin “Review” me GretaTopjanën, eksperti i IT-së, Edmond Liçaj, bëri një demonstrim live se si kamerat mund të aksesohen jo vetëm nga...
21:17 | 02/10/2026

Protesta e 125-të kundër qeverisë, njoftohet protestë kombëtare më 8 tetor para Kuvendit

Është zhvilluar këtë të premte protesta e 125-të kundër qeverisë. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë....
20:32 | 02/10/2026