"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
‘Aroyat’, pjesë e flotës së Aroyat Management, me seli në Stamboll, dhe e operuar nga Kiva Marine, kishte në bord një ekuipazh prej 16 personash, 7 shtetas egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq. Në këtë ekuipazh ndodhej edhe Erkan Nika.
RUSI- Erkan Nika, me origjinë shqiptare dhe me detyrë inxhinier i dytë në bordin e anijes turke ‘Aroyat’, rezulton i zhdukur pas incidentit të ndodhur më 27 shtator pranë portit rus të Novorossiysk, në Detin e Zi. Familja e tij ka bërë apel publik për ndihmë, pasi emri i Nikës nuk ishte mes anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar pas incidentit.
‘Aroyat’, pjesë e flotës së Aroyat Management, me seli në Stamboll, dhe e operuar nga Kiva Marine, kishte në bord një ekuipazh prej 16 personash, 7 shtetas egjiptianë, 6 sirianë dhe 3 turq. Në këtë ekuipazh ndodhej edhe Erkan Nika. Sipas raportimeve, anija u godit nga një dron pranë Novorossiysk, duke pësuar dëme të konsiderueshme dhe duke marrë flakë në pjesën e pasme.
Pretendimet se sulmi është kryer nga forcat ukrainase nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Pas incidentit nisën operacionet për evakuimin e ekuipazhit. Megjithatë, Erkan Nika nuk rezulton mes personave të shpëtuar. Vëllai i tij, Erizon Nika, ka bërë një apel publik, duke deklaruar se familja nuk ka informacion për vendndodhjen apo gjendjen shëndetësore të Erkanit.
“Vëllai im nuk ishte midis ekuipazhit të shpëtuar. Aktualisht nuk kemi asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen apo shëndetin e tij”, ka deklaruar ai.
Familjarët nuk përjashtojnë mundësinë që detari shqiptar të jetë dërguar në një spital në Rusi apo në një tjetër zonë të rajonit. Ata kanë kërkuar që gjatë kontrollit të anijes të verifikohen me imtësi të gjitha hapësirat ku mund të ndodhet Nika, përfshirë dhomën e motorëve, zonat e banimit dhe pjesët e tjera të mbyllura.
“Ne shpresojmë ta gjejmë vëllain tim gjallë deri në momentin e fundit”, thuhet në apelin e familjes.
Pas incidentit, ‘Aroyat’ po tërhiqet drejt Turqisë me anë të rimorkiatorëve, ndërsa pritet që anija t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë. Fati i të gjithë anëtarëve të ekuipazhit mbetet ende i paqartë. Informacionet e publikuara deri tani janë kontradiktore, pasi disa raportime flasin për viktima, ndërsa të tjera thonë se nuk ka pasur persona të vdekur.
Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, këto të dhëna mbeten të pakonfirmuara. Për familjen e Erkan Nikës, ai vijon të konsiderohet i zhdukur dhe kërkimi për të mbetet prioritet. Familjarët kërkojnë gjithashtu që kontrolli i anijes të jetë i plotë dhe të përfshijë çdo hapësirë të mbyllur.
‘Aroyat’ raportohet se ka qenë ndër anijet e para tregtare që përdorën korridorin e përkohshëm detar të Ukrainës pas vitit 2023. Anija kishte transportuar drithëra nga porti i Chornomorsk, pas përfundimit të Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi./Dosja.al
FUSH-KRUJË- Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Bilaj të Fushë-Krujës. Situata ë...
Ina Zhupa SARANDË- Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime. Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimi...
TIRANË- Jemi në shkollën e mesme të bashkuar të Ishmit, 40 km nga Tirana, dhe ky zotëri përballë nesh, që qu...
TIRANË- Klodiana Spahiu dhe Taulant Balla janë dy politikanët e parë me të cilët u përballëm, duke denoncuar plagjiatu...
Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Florian Binaj TIRANË- Mijëra qytetarë nga i gjithë vendi kanë muaj që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tira...
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pro...
foto ilustruese TIRANË- Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar lig...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125...
Pamje nga zjarri PEQIN- Vatra e zjarrit e regjistruar në Peqin ka marrë përmasa serioze. Situata paraqitet kritike, saqë pavarësis...