VIDEO/ Zhbllokon Olise, barazon Bastoni, mbyllet pa fitues spektakli mes Francës dhe Italisë

VIDEO/ Zhbllokon Olise, barazon Bastoni, mbyllet pa fitues spektakli mes Francës dhe Italisë

22:04, 02/10/2026

Franca dhe Italia barazuan 1-1 në Ligën e Kombeve, në ndeshjen e parë të Zinedine Zidane në shtëpi si trajner i “Gjelave”.

Franca ka zhbllokuar superndeshjen ndaj Italisë, duke kaluar në avantazh 1-0 në minutën e 55-të. Michael Olise realizoi një supergol nga goditja e lirë, me topin që u përplas fillimisht në traversë dhe më pas përfundoi në rrjetë. Portieri italian nuk kishte asnjë mundësi për të reaguar.

 


France [1] - 0 Italy - Michael Olise freekick 55'
by
u/OptimusCloyster in
soccer

 

Ndeshja kishte nisur me ritëm të lartë, teksa Italia pati një mundësi të mirë në minutën e 9-të. Moise Kean mori një pasim të bukur brenda zonës dhe goditi drejt qendrës së portës, por Mike Maignan reagoi mirë dhe ndali tentativën e sulmuesit italian.

Në minutën e 41-të, Kean arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Franca e nisi më mirë pjesën e dytë dhe vetëm dy minuta pas rikthimit në fushë, portieri italian bëri një pritje spektakolare, duke i mohuar Ousmane Dembélé-së golin pas një goditjeje të rrezikshme nga afër.

Megjithatë, në minutën e 55-të erdhi momenti i magjisë nga Olise. Fagioli shkaktoi faull jashtë zonës dhe sulmuesi francez mori përsipër goditjen e lirë, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm për avantazhin e “Gjelave”.

Italia arrin të barazojë në minutën e 68-të me anë të Bastobit, që pasi i vjedh topin një futbollisti francez tregon instinktin e një sulmuesi duke dërguar topin në rrjetë, 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco