‘Videot intime me pagesë’, ish-prokurori: Hetimi duhet të zbulojë kush përfiton nga publikimi
Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaroi në emisionin “Review” në Euronews Albania se disa prej videove intime që kanë qarkulluar së fundmi dyshohet se kanë qenë të publikuara më herët në platforma me materiale për të rritur, të cilat funksionojnë me pagesë.
Sipas Karanxhës, hetimi duhet të përqendrohet edhe te burimi i publikimit të materialeve dhe personat që mund të kenë përfituar financiarisht nga shpërndarja e tyre.
Ai tha se, përmes letërporosive dhe bashkëpunimit me autoritetet e vendeve ku operojnë këto platforma, policia shqiptare mund të kërkojë informacion mbi llogaritë, adresat elektronike dhe personat që kanë marrë të ardhura nga klikimet apo abonimet.
“Do të jetë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm që do të gjejë se cilat janë faqet, çfarë adresash kanë dhe kush i ka marrë të gjitha këto para”, u shpreh Karanxha.
Duke iu referuar materialeve që dyshohet se janë regjistruar nga kamera në dhomën e kompozitorit Adrian Hila, ish-prokurori tha se hetimi duhet të verifikojë nëse ato janë publikuar në platforma me pagesë dhe kush i ka ngarkuar atje.
Sipas tij, gjurmimi i pagesave dhe të dhënave të përdoruesve të këtyre platformave mund të ndihmojë autoritetet në identifikimin e personit që ka publikuar materialet dhe që mund të ketë përfituar financiarisht prej tyre.
Si të dalloni një kamerë të fshehtë? Eksperti demonstron live: Kamera në çantë filmon dhe regjistron audio
“Kamera të kamufluara në pajisje alarmi”, Malaj: Videot që qarkullojnë online po shkaktojnë drama të mëdha sociale
“Kamerat mund të jenë të hapura për këdo”, eksperti i IT-së demonstron live rrezikun
- 22:04 Si të dalloni një kamerë të fshehtë? Eksperti demonstron live: Kamera në çantë filmon dhe regjistron audio
- 22:01 OBSH: Jetëgjatësia mesatare po i afrohet niveleve para pandemisë
- 21:59 “Kamera të kamufluara në pajisje alarmi”, Malaj: Videot që qarkullojnë online po shkaktojnë drama të mëdha sociale
- 21:37 Ukraina përdor për herë të parë raketën balistike të prodhuar në vend (VIDEO)
- 21:28 A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?
- 21:17 “Kamerat mund të jenë të hapura për këdo”, eksperti i IT-së demonstron live rrezikun