Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Polinë e Shkodrës, i cili denoncoi kupolën drejtuese të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Denoncimi i tij ishte i fokusuar tek ish.komandanti i tij, Hamdi Shullani, që sipas Altinit kishte lidhje me grupet kriminale, ka punuar pa çertifikatë sigurie dhe ka abuzuar me detyrën.
Altini rrëfeu një sëri ngjarjes të njëpasnjëshme që e kishin vënë atë përballë drejtuesve që kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë ose ishin bërë palë me të. Ndërkohë pavarësisht largimit të tij nga FNSH, episodet e përballjes me drejtuesit e lartë do e shoqëroin dhe tek forcat Shqiponja. Efektivi Preka u kërcënua me jetë në krye të detyrës teksa qëndronte me kolegët e tij të patrullës.
Ngjarja do të merrte përmasa edhe më të rënda në momentin që drejtuesit e Policisë së Shkodrës në vend që të ishin në krah të tij, tentuan të shuajnë ngjajen. Kjo e konfirmuar dhe në sallën e gjyqit nga Prokurorja e çështjes, e cila do të pohonte se pavarësisht se kanë kërkuar pamjet e sigurisë nga Policia, ato nuk ishin vënë në dispozicion. Pavarësisht se ato pamje qarkulluan me shpejtësi në të gjithë Shkodrën.
Dy vëllezërit Alfons dhe Albert Kapaj, njëri prej të cilëve dhe efektiv i FNSH, do të zbrisnin nga makina dhe do ti drejtoheshin Prekës me fjalët, ‘’Ta mbushi barkun me plumba’’. Gjithçka kishte nisur pas një gjobe konform ligjit që Altini u kishte vënë dy vëllezërve disa ditë më parë.
Pavarësisht pamjeve të sigurisë dhe deklaratave të bëra dhe nga kolegët e Altin Prekës që ishin në vendin e ngjarjes, Gjykata e Shkodrës do të dënonte fillimisht dy vëllezërit me dy vite burg, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës, por më pas do ta konvertonte dënimin e tyre dhe detyrim paraqitje në Shërbimin e Provës. Një vendim I tillë i marrë nga togat e zeza, do të dekurajonte çdo efektiv policie, që gjendet në një situatë të tillë përballë kriminelëve që kërconojnë të të mbushin barkun me plumba.
Ndërsa ngjarjet që do të shoqëronin edhe më pas Altin Preken do të ishin ‘’interesante’’. Pavarëisht se ai ishte një nga efektivët që mori pjesë në arrestimin e vrasësist që tronditi Shkodrën, Rakip Gila, drejtori i Policisë së Shkodrës asokohe, Gentin Berberi, sipas Altinit do të manipulonte ngjarjen dhe në listën e dekoratave do të vendoste besnikët e tij, duke e lënë jashtë Prekën. Por prania e tij në operacionin për kapjen e Gilës dhe shoqërimin e tij më pas në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës është e dokumentuar dhe përmes pamjeve.
E ndërsa në fund, sipas efektivit Preka, me qëllim për ta larguar përfundimisht nga radhët e uniformave blu, atij i është kërkuar të shkojë tek psikologu i Policisë së Shkodrës, që siç thotë ai për ta larguar nga uniformat blu ‘’me faqe të zezë’’. Ai vazhdon betejën e tij ligjore në Gjykatë, bashkë me avokaten e tij, ndërsa ne i bëjmë një thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që ta shohë nga afër këtë situatë dhe ti japë zgjidhje./ Piranjat/













