Edin Dzeko i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Bosnjë Hercegovinës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij me fanellën përfaqësuese.
Në minutën e 62-të të ndeshjes Bosnjë Hercegovinë–Suedi, sulmuesi i njohur la fushën për herë të fundit si futbollist i kombëtares. Dalja e tij nga loja u shoqërua me një ovacion të gjatë nga tifozët, në një moment emocionues për “Mjellmën e Sarajevës”.
Dzeko u nderua edhe nga kundërshtarët suedezë, të cilët i rezervuan një pritje speciale, ndërsa shokët e skuadrës formuan një “pasillo de honor” për ta përshëndetur kapitenin dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit boshnjak.
Sulmuesi 40-vjeçar ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të futbollit europian, duke veshur fanellat e klubeve të njohura si Manchester City, Roma, Inter dhe Fiorentina.
Me Bosnjë Hercegovinën, Dzeko ka qenë prej vitesh lideri kryesor i skuadrës dhe golashënuesi rekord, duke u kthyer në një simbol të futbollit të vendit.
Lamtumira e tij në minutën e 62-të ishte një moment i veçantë, me të gjithë stadiumin që iu bashkua homazhit për një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë futbolli boshnjak.
© SYRI.net
Belgjika mund thellë Turqinë, De Bruyne shkëlqen me ‘dopietë’
VIDEO/ Zhbllokon Olise, barazon Bastoni, mbyllet pa fitues spektakli mes Francës dhe Italisë
'Flokët e Haaland në avion', nga shakaja te padia ndaj Norwegian AirBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: