Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend ligjin e Gjykatës Speciale

2 Tetor 2026 | 22:54

Qeveria e Kosovës ka çuar në Kuvend përgjigjet lidhur me kërkesën e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshime të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një njoftim për media është bërë e ditur se vendimi u mor në një mbledhje elektronike të premten.

Përgjigja e Qeverisë përfshin “opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar ndryshimet ligjore, pas verdiktit dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të ndryshimeve ligjore në PDK synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtinë, nata e 17 e protestës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Edhe mbrëmjen e së premtes u mbajt në sheshin e Prishtinës protesta “Në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së....
19:59 | 02/10/2026

Hamza pas takimit më Kurtin: Nuk ka marrëveshje, do takohemi sërish

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se aktualisht nuk ka marrëveshje, ndërsa la të hapur mundësinë që takimet ndërmjet...
19:44 | 02/10/2026

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës të premten, shkruajnë mediat në Kosovë. Gjatë ditës u bë e ditur...
16:41 | 02/10/2026