web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trump kundër Hagës, sanksione dhe presion ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

3 Tetor 2026, 07:40, Kosova & Bota CNA

Trump kundër Hagës, sanksione dhe presion ndaj Gjykatës Penale

Presidenti i SHBA Donal Trump i ka shpallur luftë Hagës. SHBA-të po ushtrojnë presionin ndaj institucionit të Hagës, duke kërkuar edhe nga shtetet anëtare të tërhiqen nga Gjykata.

Sipas Trump ICC-në është një institucion i pandershëm dhe arbitrar.

Nga ana tjetër janë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të saj dhe po shqyrton masa që mund të prekin edhe funksionimin e vetë Gjykatës.

"Lufta" ka nisur për shkak të urdhër-arresteve të lëshuara nga ICC për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, për dyshime për krime të kryera gjatë luftës në Gaza. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë juridiksionin e Gjykatës në këtë çështje.

Përplasja, megjithatë, nuk nisi me luftën në Gaza. ICC ka hetuar edhe dyshime për krime të kryera nga forcat amerikane në Afganistan, çështje që prej vitesh ka shkaktuar kundërshtimin e Uashingtonit.

Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës, dokumenti themelues i ICC-së, dhe argumentojnë se Gjykata nuk duhet të ushtrojë juridiksion ndaj shtetasve amerikanë apo të aleatëve të saj që nuk janë pjesë e saj. Në krahun tjetër, mbështetësit e ICC-së argumentojnë se Gjykata ka juridiksion në rrethana të caktuara të përcaktuara nga Statuti i Romës.

Administrata Trump ka përdorur edhe presionin ekonomik. Sanksionet mund të kufizojnë financimin, shërbimet dhe bashkëpunimin me Gjykatën, ndërsa masat amerikane mund të krijojnë vështirësi edhe për kompani dhe organizata jashtë Shteteve të Bashkuara që bashkëpunojnë me ICC-në.

Përplasja mes Uashingtonit dhe Hagës tashmë nuk kufizohet vetëm te çështjet që lidhen me Izraelin apo Afganistanin. Çdo masë që dobëson kapacitetet e Gjykatës mund të prekë edhe hetime të tjera ndërkombëtare, përfshirë ato për Ukrainën, Darfurin, Libinë dhe Filipinet./ CNA





Lajmet e fundit nga