"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim..."/ Berisha: Vetëm një forcë vitale që afron rreth vetes vlerat më të mira mund të jetë parti e shpresës dhe fitores
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Ripërtëritja e PD ka vetëm një qëllim, ripërtëritjen e Shqipërisë në të gjitha aspektet"...
"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kan&eu...
EMRI/ Kërcënoi me tritol pikën e karburantit, identifikohet autori 2 Tetor, 19:01 "50 milionë lekë o...
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj/ SPAK dhe BKH kontroll në banesën e biznesmenit Ron Yeffet në periferi të...
Ky është një model i thjeshtë dhe pa nevojë për shumë investime, por vetëm me kapital dhe një numër minimal punonjësish. Kostot e personelit nuk arrijnë më shumë se 1% të totalit të shpenzimeve, sipas të dhënave nga bilancet.

TIRANË- Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por ka varësi të lartë nga ecuria e prodhimit dhe importeve. Në vitet kur prodhimi vendas ulet dhe rrjedhimisht importet rriten, tregtuesit kanë më shumë punë. Ky është një model i thjeshtë dhe pa nevojë për shumë investime, por vetëm me kapital dhe një numër minimal punonjësish. Kostot e personelit nuk arrijnë më shumë se 1% të totalit të shpenzimeve, sipas të dhënave nga bilancet.
Viti 2025 ka qenë pozitiv për tregtuesit, i lidhur me rritjen e importeve të energjisë.
Gjatë vitit 2025, KESH-i bleu rreth 1.81 milionë MWh energji në tregun e lirë me çmim mesatar prej 127.55 euro/MWh, duke e çuar faturën totale, përfshirë TVSH-në, në 272 milionë euro, mbi dy herë më të lartë nga viti 2024, kur shuma ishte 100 milionë euro dhe viti 2023, me 70 milionë euro, sipas të dhënave nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). 2025-a ishte viti me blerjet më të larta që nga 2022-i, me mbi 500 milionë euro që u shpenzuan atë vit.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, pesha e importeve në raport me energjinë në dispozicion u rrit në 40.2% në vitin 2025, nga 32.7%, që ishte në vitin 2024, si rrjedhojë e rënies së prodhimit vendas dhe rritjes së fortë të importeve.
Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion arriti në 8.345 GWh, kundrejt 8.171 GWh në vitin 2024, duke shënuar rritje prej 2,1%.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 3.375 GWh, nga 2.669 GWh në vitin 2024, duke shënuar rritje prej 26,5%.
“NOA Energy Trade” renditet për të tretin vit radhazi si më i madhi në këtë segment. Në vitin 2025, kompania raportoi qarkullim vjetor prej 27 miliardë lekësh, me zgjerim 3.2%, pas rritjes me 36.4% vitin e mëparshëm.
“Ener Trade”, pjesë e grupit “Gjonaj”, ka ruajtur vendin e dytë. Të ardhurat ishin 19.5 miliardë lekë, me rritje të fortë prej 70% në raport me vitin 2024. Sipas raportit të aktivitetit, “Ener Trade” është një shoqëri shqiptare që operon në tregtimin e energjisë elektrike. Aktiviteti i saj përfshin importin dhe eksportin e energjisë, blerjen dhe shitjen në tregjet e liberalizuara, pjesëmarrjen në tregjet rajonale, si dhe bashkëpunimin me operatorë, furnizues dhe klientë të sektorit energjetik. Shoqëria është aktive si në tregun vendas, ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
“GEN-I Tirana” shënoi dyfishim të të ardhurave në 10.4 miliardë lekë në vitin 2025, pas tkurrjes me 29% vitin e mëparshëm, duke u renditur në operatorin e tretë më të madh në tregtimin e energjisë. Sipas raportit vjetor, “në vitin 2026, ‘Grupi GEN-I’ ka plane për të forcuar më tej praninë në tregun shqiptar të energjisë elektrike dhe aktivitetet e tij në tregun me shumicë të energjisë elektrike. Synimi i ‘GEN-I Tirana’ është të përvetësojë klientë të mëdhenj fundorë dhe më pas të zgjerojë fokusin drejt klientëve fundorë të SME-ve në rast të mundësive të mira të tregut”.
“GSA” raporti rreth 9 miliardë lekë të ardhura në 2025-n, sipas të dhënave paraprake të Tatimeve. (Kompania nuk ka dorëzuar ende bilanc). Që prej vitit 2024, shoqëria ka ndarë aktivitetin e tregtimit të energjisë me atë të përpunimit të ferrokromit.
“SOLE 24 DOOEL Shkup-Dega në Shqipëri” është për të dytin vit radhazi në listën e më të mëdhenjve të “Monitor 200”. Kompania u regjistrua në QKB në prill 2023, me aktivitet në tregtimin e energjisë elektrike dhe që në vitin 2024 raportoi të ardhura prej 6.6 miliardë lekësh. Në vitin 2025, qarkullimi vjetor u rrit me 7.7%, në 7.2 miliardë lekë. Fusha e veprimtarisë së degës është kryerja e aktivitetit të furnizimit dhe tregtimit në energji dhe mallra tregtare, si dhe aktivitete të tjera që lidhen me tregtimin e certifikatave të gjelbra dhe të gazit.
“Ayen Energy Trading” kishte të ardhura rreth 4 miliardë lekë, sipas vlerësimeve të përafërta nga Tatimet, pasi kompania nuk e ka dorëzuar pasqyrën e të ardhurave dhe fitimeve në QKB.
Prodhuesit privatë të energjisë, në rënie
Investimet e mëdha në ndërtimin e hidrocentraleve private kanë rritur ndjeshëm peshën e prodhimit të energjisë nga kompanitë jopublike vitet e fundit. Viti 2025 nuk ishte shumë i mirë për to, i ndikuar nga moti i favorshëm që çoi në rënien e prodhimit vendas të energjisë.
Sipas INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 7.468 GWh, nga 7.837 GWh në vitin 2024, duke shënuar rënie prej 4,7%.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 45,2%, nga prodhuesit privatë dhe koncesionarë në masën 41,6% dhe nga të tjerë prodhues (energji të rinovueshme të tjera) në masën 13,2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Hidrocentralet publike, në vitin 2025, prodhuan 3.374 GWh, nga 4.085 GWh në vitin 2024, duke shënuar rënie të prodhimit prej 17,4%.
Prodhuesit privatë dhe koncesionarë prodhuan 3.109 GWh, nga 3.245 GWh një vit më parë, duke shënuar rënie prej 4,2%.
“Devoll Hydropower” (DHP) është prodhuesi privat më i madh i energjisë në vend nëpërmjet dy hidrocentraleve. Në vitin 2025, të ardhurat e tij bruto ranë me 12%, në 9.6 miliardë lekë (6.3 miliardë lekë nga aktiviteti kryesor i shitjes së energjisë elektrike dhe rreth 3.3 miliardë lekë ishin fitime nga aktivitetet e tregut, neto, që përfaqësojnë të ardhurat nga aktivitetet e tregtisë së energjisë dhe aktivitetet fillestare të cilat janë materializuar në datën e marrëveshjes me klientin), sipas raportit vjetor.
Sipas raportit të aktivitetit, hidrologjia në ujëmbledhësin e lumit Devoll ka qenë shumë sfiduese gjatë vitit 2025, me reduktim të konsiderueshëm të prurjeve ujore në rezervuarë, me 10 muajt e parë të vitit që arritën nivelet nga më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë, krahasuar me historikun e prurjeve.
Ndërsa në 2 muajt e fundit të vitit 2025, Shqipëria u përball me përmbytje, duke përfshirë basenin e lumit Seman. Kjo ka rezultuar në ulje të konsiderueshme të sasisë së prodhimit të energjisë elektrike. Megjithatë, menaxhimi aktiv i energjisë ka rezultuar në një ecuri të mirë të aseteve.
Kompania thekson se në vitin 2025, të ardhurat bruto të DHP-së u ulën për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë, si rezultat i kushteve të pafavorshme hidrologjike.
Prodhimi total i energjisë elektrike në vitin 2025 ishte 442 233 MWh, me rënie prej më shumë se 30% krahasuar me vitin e fundit me kushte relativisht normale hidrologjike, viti 2021, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrologjike.
DHP operon dy hidrocentrale të mëdha (Banja dhe Moglica) me një kapacitet total të instaluar prej afërsisht 269 MW dhe prodhon energji të rinovueshme, në harmoni me mjedisin. DHP është gjithashtu tregtues i energjisë në tregun lokal dhe rajonal të energjisë. Kompania thekson në raportin vjetor se po vlerëson se si të zhvillojë më tej potencialin hidroenergjetik të lumit Devoll brenda të drejtave të Marrëveshjes së Koncesionit.
HEC-i i Banjës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 72 MW) filloi veprimtarinë tregtare në vitin 2016, ndërsa HEC-i i Moglicës (kapacitet i instaluar i energjisë së rinovueshme 197 MW) nisi veprimtaritë tregtare në tremujorin e dytë të vitit 2020. Viti 2022 ishte i pari i plotë me operime nga të dy HEC-et, Banja dhe Moglica.
Kompania thekson se në vitin 2025 ka përfunduar Studimi i Fizibilitetit për projektin RP Moglica Shtesë (hidrocentral me sistemin e rezervës së pompuar).
“Ayen as Energy” raportoi të ardhura 3.1 miliardë lekë, me rënie 10% në raport me vitin e mëparshëm. Kompania turke po zbaton kontratën e vitit 2011 për projektimin, ndërtimin, vënien në punë, administrimin, mirëmbajtjen e hidrocentraleve Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangut, me kapacitet të kombinuar prej 109.7 MW.
“Ayen as Energy” ndërtoi dhe vuri në punë në fund të vitit 2017 HEC-in e Fangut, me kapacitet 74,6 MW. HEC-i i Fangut, për nga kapaciteti i prodhimit, renditet i pesti pas HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, të cilët janë në pronësi shtetërore dhe Moglicës.
Ky është HEC-i i dytë në vend, i ndërtuar nga kompania turke “Ayen” pas atij të Peshqeshit, me kapacitet 23 MW, i cili nisi prodhimin pak vite më parë.
Sipas raportit të aktivitetit, në vitin 2025, “Ayen as Energy” prodhoi energji totale prej 301.7 MWH, nga 342 mijë MWh në vitin 2024, me tkurrje prej 12%.
Si rreziqe të aktivitetit, shoqëria përmend ndryshimet klimatike që ndikojnë në thatësira ose modele të paqëndrueshme të reshjeve; ndryshimet në politikat energjetike dhe rregullatore; luhatjet e çmimeve dhe ekspozimin ndaj palëve të treta në tregun e shitblerjes së energjisë.
“Energjia Ashta”, me fuqi të instaluar 48.2 MW, kishte qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë lekësh, me rënie 16%, duke qenë për të dytin vit radhazi jashtë listës së “Monitor 200”. Gjatë vitit 2025, prodhimi total ishte 208 MWh, sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, me tkurrje prej 14.6% me bazë vjetore.
Kapaciteti i kombinuar i të dy hidrocentraleve (Ashta 1 dhe Ashta 2) është 53 megavat (MW); 242 milionë kilovat/orë prodhohen në vit.
Skena e energjisë fillon të “ndriçohet” nga dielli
Vitet e fundit ka pasur vëmendje të shtuar për të investuar në energjinë e diellit, që tashmë ka filluar të japë rezultatet e dukshme. Këto investime kanë nisur të ndihen tashmë në tregun e energjisë, ndonëse pesha e tyre vijon të jetë e ulët. Për herë të parë në vitin 2024, energjia nga dielli kontribuoi në masën 6,5% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike, sipas të dhënave të INSTAT-it.
Tendenca vijoi rritjen edhe në vitin 2025, me energjinë nga burime të tjera (kryesisht nga dielli), që arriti në 13.1% të totalit. Sipas INSTAT-it, të tjerë prodhues (energji të rinovueshme të tjera) prodhuan 984 GWh, nga 507 GWh në vitin 2024, duke regjistruar një rritje prej 94,3%. Nga energjia nga burime të tjera në vitin 2025, rreth 84% ishte nga dielli, sipas të dhënave të tjera të Entit Rregullator të Energjisë.
Interesi për fotovoltaikët nisi në vitin 2017, kur u miratua edhe kuadri i parë ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë, por mori nxitjen reale në vitet 2021 dhe 2022 me fillimin e krizës së energjisë.
Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaike për vitin 2025 arrin në 631,07 MW, duke përbërë rreth 18% të kapacitetit total të centraleve të instaluara në vend, ndërsa prodhimi i realizuar prej tyre është 832.3 GWh, duke përfaqësuar 11% të prodhimit total vendas.
Sipas ERE-s, për vitin 2025 përllogariten gjithsej 53 centrale fotovoltaike në prodhim, me një rritje progresive që prej vitit 2020, ku aktualisht 42 prej tyre zotërojnë kontrata për shitblerjen e energjisë elektrike me FTL sh.a.; 9 prej tyre operojnë në treg të lirë me çmim të parregulluar, si dhe shoqëria “Karavasta Solar” sh.p.k., e cila ia shet të gjithë sasinë e energjisë së prodhuar shoqërisë publike KESH sh.a.
Vetëm “Karavasta Solar” ka prodhuar 31% të totalit të energjisë diellore, sipas të dhënave nga ERE. Dy prodhuesit e tjerë më të mëdhenj nga dielli në vitin 2025 ishin “Spv Blue 1” (120.8 MW) dhe “Nova Solar” (113 MW).
“Karavasta Solar”, që është pjesë e shoqërisë franceze të energjisë së rinovueshme “Voltalia” dhe ka nën menaxhim impiantin e Karavastasë me kapacitet 140 MW, është një ndër më të mëdhatë që ka përfunduar dhe po prodhon energji nga fundi i vitit 2023.
Të ardhurat e shoqërisë vetëm nga shitja e energjisë ishin 1.4 miliardë lekë në vitin 2025, me tkurrje 17.4%. Të ardhurat totale ishin 1.66 miliardë lekë, me përgjysmim nga viti i mëparshëm për shkak të rënies së të ardhurave që lidhen me kontratën derivative të mbrojtjes për çmimin dhe MWh e energjisë elektrike ndaj Shell, sipas instrumenteve financiare derivative dhe bazuar te kushtet e tregut. Përgjysmimi i të ardhurave e ka nxjerrë kompaninë nga lista e “Monitor 200”, ku hyri për herë të parë në vitin 2024. Shoqëria raporton vetëm dy punonjës, që janë administratorë.
“Voltalia” fitoi ankandin e parë të qeverisë për Karavastanë ku ofroi çmimin 24,89 euro për megavat. Sipas marrëveshjes, 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.
Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vjet dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Sa i takon Spitallës, gara u mbyll me çmimin 29.89 euro/MWh.
Impianti i Karavastasë prodhoi vitin e shkuar 259 GWH, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2024.
Një tjetër projekt i “Voltalia” është Parku Fotovoltaik i Spitallës, që do të ketë kapacitet të instaluar 100 MW, nga të cilat 70 MW do të blihen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, nëpërmjet një kontrate për blerjen e energjisë me çmim të paracaktuar dhe 30 MW do të tregtohen në treg të lirë.
Por ky projekt nuk ka avancuar me ritmet e pritshme.
“SPV Blue 1”, një investim i “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, ishte prodhuesi i dytë më i madh i energjisë diellore në vitin 2025, me 121 mijë MWH, me rritje gati 19% në raport me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga ERE. Shoqëria deklaroi të ardhura prej 1 miliard lekësh, me rritje 53% me bazë vjetore.
Sipas raportit vjetor, aktiviteti kryesor i shoqërisë konsiston në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe operimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, projekti “Blue 1”, në Sheq Marinas, Fier. Aktiviteti i saj përfshin gjithashtu tregtimin dhe furnizimin e energjisë që do të prodhohet nga parku fotovoltaik, si dhe çdo aktivitet tjetër në funksion të këtij projekti. Në 31 dhjetor 2025, shoqëria kishte 6 punonjës, po aq sa në vitin 2024.
“Nova Solar System” ishte prodhuesi i tretë më i madh i energjisë nga dielli në vitin 2025. Shoqëria deklaroi 780 milionë lekë të ardhura, me katërfishim në raport me vitin 2024, pasi prodhimi pothuajse u katërfishua në 113 MWH.
Sipas raportit vjetor, aktiviteti kryesor i shoqërisë është implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike dhe i llojeve të tjera të prodhimit të energjisë, si dhe i veprave ndihmëse në Bashkinë e Bilishtit, Bashkinë e Sarandës, Bashkinë e Fierit dhe në gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjatë vitit 2025, kompania ka orientuar aktivitetin e saj drejt këtyre prioriteteve strategjike, si operimi me eficiencë i parkut fotovoltaik me kapacitet 50 MWH dhe maksimizimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe optimizimi i performancës teknike të impiantit. Shoqëria raporton 20 të punësuar.
“Vega Energy” është një tjetër hyrje nga biznesi i diellit, e fokusuar në instalimin e paneleve diellore për impiante të mëdha. Shoqëria raportoi të ardhura prej 3 miliardë lekësh, me rritje 8% me bazë vjetore, pas tetëfishimit në vitin 2024, duke mbetur pjesë e “Monitor 200”. Kompania është krijuar në tetor të vitit 2022 dhe është pjesë e grupit “Vega”, e fokusuar në energji.
Sipas raportit të aktivitetit, në vitin 2025, “Vega Energy” realizoi disa projekte kyçe të instalimeve të paneleve diellore, duke përfshirë parqe fotovoltaike industriale dhe komerciale, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Ndër projektet kryesore ishin realizimi i projekteve të mëdha utilitare si “Power Energy”, “EZ 5 Energy” dhe “Sunny Side Energy”, me kapacitet total mbi 160 MWp.
Ndër rreziqet kryesore, kompania përmend vonesat në lejueshmëri dhe licencime për parqe të mëdha fotovoltaike (PV); konkurrencën nga ofertues europianë të teknologjive të gjelbra; ndryshimet në subvencione dhe rregullore për automjetet elektrike (EV) dhe energjinë e rinovueshme.
Si mundësi paraqitet zhvillimi i projektit të madh të energjisë diellore me kapacitet mbi 120 MWp në fazë pipeline. (“Sunny Side Pipeline”). Kompania pohon se ka marrëveshje strategjike për bashkëpunim me investitorë ndërkombëtarë për zgjerim rajonal.
Sipas kompanisë, miratimi i lejeve të ndërtimit të parqeve fotovoltaike nga qeveria shqiptare, sjell potencial për tregun me mbi 500 MWp për vitet në vazhdimësi./Monitor.al
Foto ilustruse Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pag...
Foto ilustruse Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera kryesore të huaja në kursin e këmbimit me Lekun po vazhdon të ul&eum...
Tirane Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan pë...
PPP Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata ...
foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shte...
TIRANË- Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së pa...
foto ilustruese TIRANË- Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fun...
foto ilustruese TIRANË- Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij v...
Foto ilustruse Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fundit, por difer...
TIRANË- Bizneset me detyrime të papaguara në dogana pritet të kenë një kufi maksimal për kamatvonesat që mund t’...