Kthjellime, vranësira të pakta dhe temperatura deri në 28°C pritet të karakterizojnë motin këtë të shtunë në vend.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të mbetet kryesisht i kthjellët.
Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, duke u shfaqur kryesisht përgjatë zonave malore.
Era, më e fortë në bregdet
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësinë deri në 15 m/s.
Në dete, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë.

