Sot, Finlandë-Shqipëri/ Kuqezinjtë kërkojnë të “rrëmbejnë” kreun

Kombëtarja shqiptare, luan këtë të shtunë, duelin e tretë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finlandën në transfertë.
Shqipëria kryeson grupin pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe 3-0 ndaj San Marinos. Trajneri Rolando Maran ka marrë dy fitoret e para zyrtare me kuqezinjtë pas dy humbjeve 1-0 në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në qershor.
Shqipëria ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndaj Polonisë në play-off-in e Botërorit.
Finlanda e nisi këtë edicion me fitoren 7-0 ndaj San Marinos dhe më pas barazoi 0-0 me Bjellorusinë. Finlanda ka fituar katër nga shtatë përballjet e mëparshme me Shqipërinë, ndërsa kuqezinjtë kanë dy fitore dhe një barazim.
Tre përballjet e luajtura në Finlandë janë fituar nga vendasit me diferencë prej një goli, ndërsa takimi i fundit mes skuadrave daton në janar 2002.
Ndeshja Finlandë-Shqipëri, do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00.


