Botë e Çuditshme

69-vjeçari ndërton “makina lodër prej teli”, kjo jo pa një qëllim!

Në rrethin Demirci të Manisës, Turqi, 69-vjeçari Ali Riza Isci prodhon “makina lodër prej teli” prej 3 vitesh, pasi kaloi një problem me mushkëritë, me qëllim që të gëzojë fëmijët. Në punishten e vogël që ka ngritur në shtëpinë e tij në lagjen Akincilar, Isci ndërton mjete lodër duke përdorur kushineta të vjetra dhe tela ndërtimi. Modelet i formëson me imagjinatën e tij. Me mjetet prej teli, Ali Riza synon të mbajë gjallë lodrat e dikurshme të punuara me dorë, si dhe t’i largojë fëmijët nga ekranet dhe t’i nxisë të kalojnë kohë duke prodhuar diçka vetë.

Duke thënë se në jetë i jep më shumë rëndësi pasurisë shpirtërore sesa asaj materiale, Isci tha se e nisi këtë projekt pas një problemi me mushkëritë që kishte kaluar 3 vjet më parë. “Para 3 vitesh pata një problem me mushkëritë. Me ndihmën e mjekëve u trajtova për 8 muaj dhe pastruam mpiksjen e gjakut në mushkëri. Kur shkoja në kafene, miqtë detyrimisht pinin cigare. Që të mos ndikohem dhe që të qëndroja pak larg kafenesë, vendosa ta bëja këtë punë”, deklaroi ai.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.