Moti i keq në Kretë, 23 persona evakuohen pas përmbytjeve të mëdha
Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta në ishullin e Kretës në Greqi.
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës shkaktuan përmbytje kryesisht në zonën e Ierapetrës, veçanërisht në Ferma dhe Makry Gialos. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë në disa raste, ndërsa në total 23 persona u shpëtuan nga banesat dhe automjetet dhe u dërguan në vende të sigurta.
Shërbimet zjarrfikëse morën dhjetëra thirrje për pompimin e ujërave, pasi reshjet shkaktuan përmbytje në banesa dhe biznese.
Ndërkohë në Flamouriana, në Bashkinë e Agios Nikolaos, ujërat morën me vete sasi të mëdha mbeturinash, të cilat përfunduan në rrugë duke vështirësuar qarkullimin
Ekipet e ndërhyrjes vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe largimin e materialeve të sjella nga ujërat, me qëllim rikthimin gradual të qarkullimit.
Shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për përballimin e çdo situate të re.




