Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “50 mijë euro ose biznesi hidhet në erë”, 21-vjeçari arrestohet në Dibër pas kërcënimit me “eksploziv”

    Protestat e studentëve përshkallëzohen në Francë, mbi 5 mijë arrestime që nga e hëna

    Sulme me dronë mbi Kiev, dëmtohet ura dhe largohen mijëra banorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “50 mijë euro ose biznesi hidhet në erë”, 21-vjeçari arrestohet në Dibër pas kërcënimit me “eksploziv”
    Aktualitet

    “50 mijë euro ose biznesi hidhet në erë”, 21-vjeçari arrestohet në Dibër pas kërcënimit me “eksploziv”

    October 3, 2026

    Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi dyshohet se kërcënoi pronarin e një karburanti në Peshkopi duke i kërkuar 50 mijë euro. Për të frikësuar biznesmenin, i riu kishte lënë në ambientet e karburantit një kuti pice të modifikuar, të paraqitur si pajisje shpërthyese.

    Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi dhe në adresën e përcaktuar nga autori.

    Kutia me ekran, tela dhe pjesë elektronike

    Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të 2 tetorit, kur 21-vjeçari Engjell Karoshi dyshohet se, me një kapuç në kokë, vendosi në ambientet e karburantit në pronësi të Zija Shulkut një kuti pice.

    Mbi kuti ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

    Bashkë me kutinë, autori kishte lënë edhe një letër kërcënuese, ku kërkonte 50 mijë euro.

    “Eksplozivi do të shpërthejë nëse njoftoni Policinë”

    Në letër pretendohej se kutia përmbante lëndë plasëse C4 dhe se ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim.

    21-vjeçari kërcënonte se pajisja do të shpërthente nëse shuma nuk paguhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte apo nëse do të njoftohej Policia ose persona të tjerë.

    Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, kutia u hap dhe u kontrollua. Nga verifikimi rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

    U identifikua dhe u arrestua brenda pak orësh

    Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizoi operacionin e koduar “Kërcënimi”.

    Si rezultat i hetimit, 21-vjeçari E. K. u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë brenda pak orësh nga ngjarja.

    Ai dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

    Hetimet vijojnë

    Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

    Në kuadër të hetimeve pritet të verifikohen edhe rrethanat në të cilat është përgatitur pajisja e sajuar dhe mënyra e komunikimit me pronarin e karburantit.

    diber eksploziv kuti pice polici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “50 mijë euro ose biznesi hidhet në erë”, 21-vjeçari arrestohet në Dibër pas kërcënimit me “eksploziv”

    October 3, 2026

    Protestat e studentëve përshkallëzohen në Francë, mbi 5 mijë arrestime që nga e hëna

    October 3, 2026

    Sulme me dronë mbi Kiev, dëmtohet ura dhe largohen mijëra banorë

    October 3, 2026

    Specialja në Hagë, Qeveria e Kosovës i hap rrugë nismës së PDK-së: Ja çfarë ndryshimesh kërkohen

    October 3, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.