Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Edmond Kaloshin në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit.
Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes së KLP-së, të zhvilluar këtë të enjte, ku u shqyrtua procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj prokurorie.
Për këtë post ishin në garë Edmond Kaloshi dhe Suela Beluli.
Sipas raportimeve, Kaloshi u rendit i pari me 458 pikë, ndërsa Beluli mori 388 pikë.
Në mbyllje të mbledhjes, KLP vendosi emërimin e Edmond Kaloshit në krye të Prokurorisë së Durrësit.














