LIVE UPDATES
Bota

Kë përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

Është e njëmbëdhjeta me radhë, edhe pse komuniteti i pakicës ruse është i 16-ti për nga numri në Serbi dhe ka pak më shumë se 10.000 pjesëtarë.

3 Tetor 2026, 09:44 Nga I.A

Kë përfaqësojnë partitë “ruse” në

SERBI- Me pretendimet se ka bekimin e patriarkut rus dhe mbështetjen e një zyrtari të lartë të Dumës ruse, në Serbi është themeluar edhe një parti e pakicës ruse. Është e njëmbëdhjeta me radhë, edhe pse komuniteti i pakicës ruse është i 16-ti për nga numri në Serbi dhe ka pak më shumë se 10.000 pjesëtarë.

Përfaqësues i Partisë së sapothemeluar të Unitetit Ruso-Serb (SRSJ) është Rade Saviq nga Smedereva. Në faqen e internetit të partisë thuhet se synime të saj janë: angazhimi për ndërtimin e një Serbie të begatë, heqja dorë nga kandidatura për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe “forcimi i aleancës” me “vëllezërit rusë”.

Për pozitën e pakicës kombëtare ruse në Serbi nuk thuhet asgjë.

“Nëse përvoja na mëson diçka, ka shumë të ngjarë që ata të mos kenë kurrfarë lidhjeje as me Rusinë, as me komunitetin rus në Serbi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vuk Vuksanoviq, ligjërues i Politikës së Jashtme në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

Partia e Unitetit Ruso-Serb u regjistrua disa ditë para shpalljes së zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi dhe menjëherë nisi mbledhjen e nënshkrimeve për listën zgjedhore.

Partia nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për statusin e saj si parti e pakicës, pjesëmarrjen në zgjedhje dhe lidhjet eventuale me Rusinë.

Vuksanoviq vlerëson se, në këtë rast, shihet një tendencë për të “keqpërdorur faktin se një parti, për t’u cilësuar si parti e pakicës, nuk është e detyruar të ketë në anëtarësinë e saj apo në listën për zgjedhjet parlamentare përfaqësues të atij grupi të caktuar etnik”.

“Mjafton që në programin dhe statutin e saj të deklarojë se angazhohet për të drejtat e atij komuniteti”, thotë ai.

Sipas ligjit, partitë e pakicave e kanë më të lehtë të sigurojnë ulëse në Parlamentin e Serbisë, me qëllim që pakicat kombëtare të mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në jetën politike.

Ato regjistrohen më lehtë, e kanë më të lehtë të garojnë në zgjedhje dhe për to nuk vlen pragu i përgjithshëm zgjedhor prej tre për qind.

“Është një dukuri që vërehet prej vitesh: në çdo palë zgjedhje kemi keqpërdorime të këtyre rregullave zgjedhore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dragan Popoviq, drejtor i organizatës joqeveritare Qendra për Politikë Praktike në Serbi.

Edhe ai vlerëson se në rastin e partisë së re, e cila deklarohet si parti e pakicës ruse, ka indikacione për keqpërdorim të rregullave zgjedhore dhe të pozitës së privilegjuar që gëzojnë partitë e pakicave.

“Në mungesë të informacioneve të besueshme, mund vetëm të spekulojmë, por mua vërtet më duket se bëhet fjalë për ‘sipërmarrës’ vendas, të cilët, para së gjithash, veprojnë për interesin e tyre dhe, me gjasë, kanë edhe ndihmën e autoriteteve serbe”, vlerëson ai.

Kjo nuk është e vetmja parti e pakicës ruse që përgatitet për zgjedhje.

Më 17 shtator, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë certifikoi listën e Partisë Ruse, e cila më herët ishte përballur me akuza nga opozita dhe një pjesë e organizatave joqeveritare se është satelit i pushtetit dhe se pjesëmarrja e saj në zgjedhje si parti e pakicës përbën keqpërdorim të ligjeve zgjedhore.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje lidhur me këto akuza as nga Partia Ruse, as nga Partia Përparimtare Serbe në pushtet.

Selia e Partisë së Unitetit Ruso-Serb është e regjistruar në Beograd.

Në krye të saj është sportisti Rade Saviq, kampion botëror dhe evropian i Serbisë në ‘powerlifting’.

Në mesin e anëtarëve janë edhe inxhinieri i makinerisë nga Smedereva, Sllobodan Davidoviq, juristi nga Beogradi, Stefan Malkoviq, profesoresha e sportit dhe edukimit fizik nga Mitrovica e Veriut në Kosovë, Sllavica Stijoviq, si dhe kardiologu Marko Shamanoviq.

Kryetari i kësaj partie, Rade Saviq, është gjithashtu përfaqësues i Shoqatës së Qytetarëve të Serbisë Perëndimore, e cila ekziston që nga maji i vitit 2025.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve në Serbi, kjo shoqatë merret, ndër të tjera, me mbrojtjen e mjedisit, punë humanitare dhe promovimin e sportit.

Shoqata është e regjistruar në Smederevë.

Partia e Unitetit Ruso-Serb njoftoi më 20 shtator se përfaqësuesit e saj kishin qëndruar në Jekaterinburg, në Rusinë qendrore, me rastin e përvjetorit të vrasjes së familjes perandorake ruse Romanov.

Ky përvjetor shënohet çdo vit në muajin korrik.

Partia tha se gjatë qëndrimit atje, përfaqësuesit e saj patën “disa takime dhe biseda” me Leonid Sluckin, udhëheqës i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë (LDPR).

Slucki është gjithashtu kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Dumës ruse.

“Gjatë takimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë”, thuhet në faqen e internetit të partisë.

Për ta mbështetur këtë pretendim, partia publikoi një fotografi të Saviqit me Sluckin.

LDPR-ja ruse nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar ose mohuar lidhjet me Partinë e Unitetit Ruso-Serb.

Popoviq thotë se dyshon që kjo parti të ketë lidhje me Moskën zyrtare.

“Edhe pse nuk kam asnjë provë, do të befasohesha po të ishte kështu. Nuk besoj se rusët janë aq të dëshpëruar sa të humbin kohë me parti të vogla, që nuk mund të kenë ndonjë ndikim serioz në Serbi”, thotë ai.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që dikush nga strukturat e [presidentit rus, Vladimir] Putin t’i ketë dhënë dorën ndonjërit prej njerëzve tanë dhe këta ta kenë interpretuar këtë si bekim”, shton Popoviq.

Partia, po ashtu, pretendon në faqen e saj se delegacioni i saj në Rusi mori bekimin për veprimtarinë e vet nga patriarku rus Kirill, i afërt me Putinin.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Ajo që dihet është se më 18 korrik, në Sergijev Posad, në rajonin e Moskës, kreu i Kishës Ortodokse Ruse mbajti një liturgji solemne me rastin e festës.

Në faqen e Patriarkanës së Moskës janë renditur delegacionet e ndryshme që morën pjesë. Mes tyre figurojnë edhe emrat e dy përfaqësuesve të kësaj partie, e cila në atë kohë ende nuk ishte regjistruar zyrtarisht.

“Fakti që kanë fotografi me patriarkun nuk do të thotë shumë. Në shumicën e rasteve, kur flitet për ndonjë rol të Rusisë, del se në të vërtetë nuk bëhet fjalë për iniciativa të drejtuara nga Moska, por për manovra lokale”, thotë Vuksanoviq.

“Në këtë rast, ka më shumë gjasa që këto parti të jenë të lidhura me koalicionin qeverisës në Serbi sesa me Qeverinë ruse”, shton ai.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë.

Gjatë viteve të fundit, parti të ndryshme të regjistruara si parti të pakicës ruse kanë fituar mandate në Kuvendin e Serbisë dhe në komuna ku pothuajse nuk jetojnë fare rusë.

“Sado të vogla që janë këto parti ruse, pjesëmarrja e tyre mund të jetë e rëndësishme”, thotë Popoviq.

Partia Ruse, e cila garon edhe në këto zgjedhje, ishte vendimtare pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2024 në Nish, në jug të Serbisë.

Me një mandat të fituar, ajo vendosi të hynte në koalicion me SNS-në.

Në këtë mënyrë, rezultati u përmbys në favor të koalicionit qeverisës, i cili kishte numër të barabartë mandatesh me opozitën.

“Qyteti i tretë më i madh në Serbi ra në duart e progresistëve, sepse Partia Ruse fitoi një këshilltar komunal falë statusit të saj si parti e pakicës”, kujton Popoviq.

Këshilltari që luajti rolin e “votës përcaktuese”, Tihomir Periq, më herët ishte anëtar i Partisë Radikale Serbe të ekstremit të djathtë, e cila në zgjedhjet e ardhshme garon në koalicion me SNS-në.

Periq është tani në listën e Partisë Ruse për zgjedhjet parlamentare, e cila i dorëzoi Komisionit Republikan të Zgjedhjeve pak më shumë se 5.000 nënshkrime mbështetëse.

“Është vështirë të imagjinohet se ata i kanë mbledhur nënshkrimet në mënyrë të rregullt. Askush nuk i ka parë ndonjëherë duke mbledhur nënshkrime”, thotë Popoviq.

“Kjo sugjeron se pushteti i ndihmon partitë e tilla. Edhe nëse nuk i ka themeluar, nuk ka dyshim se u ofron infrastrukturë dhe mbështetje, me shpresën se në këtë mënyrë do ta ndihmojë edhe veten”, shton ai.

Sipas Popoviqit, grupi i tyre i synuar nuk është komuniteti rus në Serbi, por qytetarët me orientim prorus.

“Ata përpiqen ta shfrytëzojnë këtë sentiment, sepse për një pjesë të njerëzve në Serbi aleanca me Rusinë është e rëndësishme. Megjithatë, njerëzit në zgjedhje, kryesisht, nuk vendosin në bazë të marrëdhënieve me Rusinë”, përfundon ai.

Hulumtimet për mbështetjen globale ndaj liderëve botërorë tregojnë se presidenti rus gëzon mbështetjen më të madhe në Serbi. Sipas një sondazhi të Gallup International, të publikuar në shkurt, 37 për qind e qytetarëve në Serbi e mbështesin Putinin.

Në të njëjtën kohë, edhe autoritetet në Beograd mbajnë lidhje të ngushta me Moskën. Serbia vazhdon të refuzojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të Brukselit që, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian./REL

partitë ruse në serbi

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Zjarr masiv në Fushë-Krujë, flakët përhapen drejt banesave

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Situata problematike nga zjarri në Peqin, era e fortë përhap flakët

Berisha: Kërkojmë që shqiptarët të na votojmë për ato që do bëjmë

Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

Berisha: 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate

"50 milionë lekë ose biznesi hidhet në erë"/ Kërcënim me eksploziv në Peshkopi

Makina humbet kontrollin dhe del nga rruga në bypass-in e Fierit, lëndohet drejtuesi

Xhelal Mziu i hap dosjet në “fytyrë” Ulsi Manjajt: Shihni ç’bëhet këto janë budallallëqe…

Qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkojnë miratimin e ligjit...

Zegjine Çaushi shkrin së qeshuri Komsionin e Ligjeve: Shkove bërë plazh e fjete gjumë...

Përplasje te Ligjet për reformën territoriale/ Korreshi: Ju e kishit ligjin si furrë...

Përplasje te Kuvendi, Erion Braçe konfrontohet me banorët e Memaliajt, ndërhyn...

Rama thirrje investitorëve e huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

Rama: Turistët janë bërë ambasadorët më të mirë për vendin tonë

Qytetarët e Memaliajt kundër bashkimit me Tepelenën, dalin në protestë para Kryesisë së Kuvendit

Dy vatra zjarri ende aktive në Elbasan dhe Peqin

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person