Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, dhjetëra forca në terren, pritet ndërhyrja nga ajri
Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki janë angazhuar në terren që prej orës 05:00, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive.
Situata mbetet e rënduar në territorin e Bashkisë Peqin, me vatra zjarri në njësitë administrative Përparim dhe Pajovë. Ndryshimi i drejtimit dhe forcës së erës po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe banorë të zonave të prekura. Në terren ndodhen dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse të ardhura nga 11 bashki.
Forcat janë përqendruar veçanërisht pranë zonave të banuara, ndërsa ekipe të tjera po punojnë për hapjen e brezave mbrojtës dhe izolimin e vatrave aktive.
Deri tani, nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo gjënë e gjallë. Bilanci i deritanishëm përfshin vetëm një banesë të vjetër dhe të pabanuar, e cila u përfshi nga flakët gjatë pasdites së djeshme.
Për shkak të dinamikës së zjarrit dhe ndryshimit të vazhdueshëm të erës, situata po monitorohet në mënyrë të pandërprerë. Ndërkohë, krahas ndërhyrjes nga toka, e cila vijon për izolimin dhe shuarjen e vatrave, pritet që edhe gjatë ditës së sotme të ndërhyhet nga ajri.
Operacioni vijon në disa fronte, me synim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e zonave të banuara.
Vendosi bombë false në ambientet e një karburanti dhe kërcënoi pronarin me 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel! Pritet mbyllja e Kapitullit 20, i pranishëm edhe Rama
Lufta me zjarrin në Peqin vijon në ditën e tretë, flakët i afrohen banesave! Digjet një shtëpi në Aspiraj (VIDEO)
- 09:49 Trump zbut tonet ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer
- 09:15 Vendosi bombë false në ambientet e një karburanti dhe kërcënoi pronarin me 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër
- 09:13 Tensionet në Lindjen e Mesme, anija me naftë goditet nga një predhë pranë brigjeve të Omanit
- 08:59 Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev, situatë e rënduar në qarkullimin e mjeteve në kryeqytet
- 08:48 Nën drejtimin e Vance, zyrtarët e lartë amerikanë zhvillojnë takim sekret për Iranin dhe Jemenin
- 08:19 Koreja e Veriut lëshon raketë balistike drejt Detit Lindor, teksa tensionet me Seulin rriten