• Kontakt
Saturday, October 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Nga kontratat te monopolet, korrupsioni po i kushton shtrenjtë Shqipërisë

10:25 : 03/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në videon e radhës të rubrikës “Këndi i Fundjavës”, deklaron se korrupsioni nuk është vetëm një problem politik, por një kosto që rëndon drejtpërdrejt mbi familjet, pensionistët dhe bizneset shqiptare.

Duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve, Tabaku thotë se shqetësimet për korrupsionin, konkurrencën e deformuar, informalitetin, pastrimin e parave, prokurimet dhe pasigurinë e pronës nuk janë vetëm akuza të opozitës.

“Mos më besoni mua. Lexoni raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Kriza për të cilën ne flasim, sepse e jetojmë çdo ditë, përshkruhet edhe atje”, shprehet ajo.

Sipas Tabakut, korrupsioni përkthehet në më pak para për pensionet, familjet dhe shërbimet publike, ndërsa kontratat e fryra dhe jotransparente krijojnë detyrime afatgjata për buxhetin.

“Ministrat ndryshojnë. Por kontrata mbetet. Fatura mbetet. Dhe fatura gjithmonë u shkon qytetarëve”, deklaron deputetja e PD-së.

Lexo edhe:

Të diplomuar, por jashtë tregut të punës

“Paratë e drogës mbushin apartamentet”/ Bylykbashi: I ruajnë me kondicioner që të mos myken

Tabaku sjell edhe të dhënat e Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për vitin 2025. Indeksi ra në 40.34 pikë nga 100, ndërsa monopolet dhe konkurrenca e pandershme u vlerësuan me vetëm 26.11 pikë. Korrupsioni mori 28.67 pikë.

Sipas saj, këto rezultate tregojnë vështirësitë që ndeshin kompanitë në marrëdhëniet me administratën, gjykatat, rregullatorët dhe një treg ku jo të gjithë konkurrojnë në kushte të barabarta.

Në video, Tabaku ndalet edhe te cilësia e investimeve të huaja. Ajo argumenton se Shqipëria ka nevojë për më shumë kapital amerikan dhe europian në teknologji, prodhim dhe sektorë që krijojnë vende pune me paga të larta, jo vetëm për investime të përqendruara në prona dhe ndërtime.

“Kapitali serioz kërkon gjykata që funksionojnë, kontrata që zbatohen, konkurrencë, transparencë dhe rregulla që nuk ndryshojnë sipas emrit të investitorit”, thekson ajo.

Tabaku e përmbyll mesazhin me kërkesën për kalimin nga ekonomia e favoreve tek ekonomia e rregullave, nga monopolet tek konkurrenca dhe nga kontratat e fshehta tek transparenca.

“Kapitali mund të hyjë edhe në një vend të padrejtë. Por besimi ndërtohet vetëm në një vend të lirë”, përfundon ajo.

Etiketa: Jorida TabakukorrupsionShqiperi

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Të diplomuar, por jashtë tregut të punës

17:21 : 02/10/2026
AKTUALITET

“Paratë e drogës mbushin apartamentet”/ Bylykbashi: I ruajnë me kondicioner që të mos myken

16:25 : 02/10/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkoi pezullimin e “Territoriales”, Tabaku: E dini që s’kam shumë respekt për të, por duhet parë me prioritet

13:15 : 02/10/2026
AKTUALITET

A i ka zbuluar SPAK një tjetër vilë Belinda Ballukut në Sardenjë?

21:03 : 01/10/2026
AKTUALITET

Harta që zbulon aleancat e errëta në Britani: Si shqiptarët u futën në zemër të tregut të drogës

19:39 : 01/10/2026
A closeup of a hand of a shop assistant choosing meat from the shop window
AKTUALITET

Shqipëria tërësisht e varur nga mishi i importit

15:05 : 01/10/2026

TË GJITHA

Tabaku: Nga kontratat te monopolet, korrupsioni po i kushton shtrenjtë Shqipërisë

10:25 : 03/10/2026

Tentoi të shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

10:09 : 03/10/2026

“Po i bëja presion…”/ DËSHMIA e 21-vjeçarit që kërcënoi biznesmenin për 50 mijë €

09:54 : 03/10/2026

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

09:33 : 03/10/2026

Aksident në Lushnjë, përplasen dy makina, rëndohet trafiku në autostradë

09:22 : 03/10/2026

Pajisja e dyshimtë në karburant/ DETAJE nga kërcënimi i biznesmenit në Peshkopi, kapet autori

09:10 : 03/10/2026

Qeveria e Kosovës dërgon në Kuvend ligjin e Gjykatës Speciale

08:52 : 03/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com