Luka Misetiç, avokati i presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, ka publikuar një deklaratë me video të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ngre dyshime të forta sesi ai e dinte për vendimin që do të jepej më 16 Shtator në Hagë.
Sipas videos, Vuçiç deklaron se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë sinjale nga drejtues europianë dhe botërorë se Thaçi mund të përballej me një dënim të rëndë. Vuçiç është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator, ndërsa vendimi i Gjykatës Speciale u shpall më 16 shtator.
"Presidenti serb Vuçiç u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku – sipas Vuçiçit në videon e mëposhtme – një "udhëheqës evropian dhe botëror" [lexo: Macron] i tha se Thaçi do të merrte "një dënim të rëndë".
Se si e dinte Macron rezultatin e vendimit të gjykatës të paktën gjashtë ditë më parë dhe pse po fliste me Vuçiçin për këtë çështje, janë pyetje që presin ende përgjigje", shkruan vokati i Hashim Thaçit në Hagë, Luka Misetiç.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës dënuan Hashim Thaçin me 25 vite burg. Bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dënimet arritën në total 81 vite burgim. Vendimi ka nxitur reagime dhe protesta në Kosovë, ndërsa debati rreth pavarësisë së Gjykatës Speciale vijon.
Serbian President Vucic met with French President Macron on September 10th in Paris where, according to Vucic in the video below, he was told by a "European and world leader" [read: Macron] that Thaçi would receive "a heavy sentence." How Macron knew the result of the judgment at least six days in advance, and why Macron was speaking to Vucic about it, are questions that remain to be answered.
— Luka Misetic (@MiseticLaw) October 3, 2026
