Berisha për territorialen: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje, propozimi i Ramës është për qëllime elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtunë po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus është edhe Reforma Administrativo-Territoriale.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se për këtë çështje është këshilluar me aleatët për shkak të kërkesave të qytetarëve dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Sipas kryetarit të PD-së, opozita ka dorëzuar në parlament një draft me 100 bashki, kundrejt propozimit të mazhorancës, të cilin e qujti se ky propozim nga kryeministri Rama është për qëllime elektorale.
“Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por ua themi këtu, dy qenë shkaqet për të cilat ne u angazhuam.
Së pari, ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe t’u lëmë socialistëve duar të lira.
Së dyti, reforma territoriale është një nga dy kërkesat e Komisionit Evropian në raportin e tetorit që kaloi, se tani po vjen raporti i ri.
Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij.
Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale.
Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre.
Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.
Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij.
Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët.
Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive. Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rënd”, është shprehur Berisha.
Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies
Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë
Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar
- 13:58 Pas dy fitoreve radhazi, Shqipëria kërkon suksesin e radhës ndaj Finlandës! Publikohet formacioni zyrtar
- 13:44 Zjarri në Peqin, shoqërohet në polici autori i dyshuar i zjarrvënies
- 13:32 Reagon këngëtarja Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë
- 13:16 Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës
- 13:01 Lëvizte i armatosur me makinë, arrestohet 27-vjeçari në Kurbin! Përplas mjetin e policisë gjatë tentativës për t’u larguar
- 12:41 Deklarata e fortë e Dodik në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur