Arrest shtëpie është masa e sigurisë që Gjykata e Fierit ka caktuar për këngëtarin Erind Xhaferaj, i cili u prangos dy ditë më parë pasi kreu veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.
Prokurori Skerdi Sinanaj kishte kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, kërkesa që u pranuan nga gjykata.
Rasti i këngëtarit u denoncua nga nxënëse të shkollës. Pas telefonatës së mbërritur në polici, efektivët verifikuan rastin dhe ndaluan këngëtarin. Ai u shoqërua në ambientet e policisë, ku u mor në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento