Berisha për territorialen: Vendosa të këshillohem me aleatët për këtë çështje, propozimi i Ramës është për qëllime elektorale

3 Tetor 2026 | 12:14

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të shtunë po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus është edhe Reforma Administrativo-Territoriale.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se për këtë çështje është këshilluar me aleatët për shkak të kërkesave të qytetarëve dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Sipas kryetarit të PD-së, opozita ka dorëzuar në parlament një draft me 100 bashki, kundrejt propozimit të mazhorancës, të cilin e qujti se ky propozim nga kryeministri Rama është për qëllime elektorale.

 “Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por ua themi këtu, dy qenë shkaqet për të cilat ne u angazhuam.

Së pari, ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët që ne të mos braktisim këtë reformë dhe t’u lëmë socialistëve duar të lira.

Së dyti, reforma territoriale është një nga dy kërkesat e Komisionit Evropian në raportin e tetorit që kaloi, se tani po vjen raporti i ri.

Nuk kishte diskutim që Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij.

Ndërprenë papritmas, siç e dini, jashtë të gjitha procedurave, sepse po vazhdonin konsultimet, dhe nuk kishin përfunduar konsultimet, megjithatë ai u tërhoq, paraqiti draftin me 46 bashki duke hequr edhe 15 të tjera, që të gjitha për qëllimet e tij elektorale.

Ne paraqitëm një draft prej 100 bashkish, duke lënë të hapur dhe mundësinë e krijimit të njësive të tjera na varësi nga plotësimi i kritereve për ekzistencën e tyre.

Sigurisht Edi Rama vazhdoi me projektin e tij. Është në kundërshtim me Kushtetutën dhe kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, të cilat kërkojnë që këto ndryshime të bëhen me konsultë dhe referendum.

Por siç e dini nuk ka asnjë shans që ky të përfillë referendumin apo rekomandimet. I plagosur rëndë dhe i pashpresë, ky tani merr çdo lloj vendimi që i intereson për lëkurën e tij.

Ne, për hir të opinionit, për të sqaruar opinionin mirë në këtë pikë, kemi paraqitur ligjin tonë në parlament me 100 bashki, ligj i cili pa mëdyshje refuzohet nga socialistët.

Janë një numër bashkish që janë ngritur në protesta, në disa prej tyre as këshilltarët e tij nuk kanë pranuar të votojnë për shuarjen e bashkive. Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rënd”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Vlorës të mbushura me turistë edhe në tetor

Moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë kanë bërë që edhe në 3 tetor, plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen...
12:24 | 03/10/2026

Parashikimi i motit për fundjavën dhe muajin tetor, ja kur priten reshjet e shiut

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje live për Euronews, me moderatoren Alba Xhana, bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe për muajin tetor...
10:56 | 03/10/2026

Tentonte shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, pasi ka tentuar të shesë lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Sipas raportimeve të policisë,...
10:06 | 03/10/2026