web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Largimi i Ramës bëhet vetëm me protesta

3 Tetor 2026, 12:22, Politikë CNA


Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët në selinë blu theksoi se largimi i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nëpërmjet protestave.

Këtë qëndrim kanë pasur edhe aleatët e Berishës, të cilat kanë kërkuar të vijohet me protestat.

Berisha theksoi se Rama i ka në kontroll të gjitha dhe se përveç protestave nuk ka rrugë tjetër veç protestave.

Sipas Berishës, ka vetëm dy rrugë ose PD-ja do të dalë jashtë të gjitha institucioneve ose do të vazhdojë betejën.

“Kur u dogjën mandatet zotëria ekzekutoi vendimin për 24 orë ku hapësira ligjore ishte 3 javë. Nëse PD nuk mori ndëshkimin për precedentin që krijoi ishte sepse ky e donte atë punë.

PD nuk kishte tagër t’i digjte. Kemi të bëjmë me një njeri që e do opozitën jashtë institucioneve.

Dalja e PD-së jashtë institucioneve i leverdis vetëm atij. Ky i ka në kontroll të gjitha. Reformën Territoriale ky e ndërpreu vetë.

Ky fakt është një fakt nga i cili përqendrohen qëndrime. Kemi të bëjmë me një regjim që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë. Ai nuk pranon mocionet me debat për SHISH. Del bandë ajo dhe opozita s’ka të drejtë të bëjë mocion debati.

Dalja e PD-së nga institucionet është interesi i tij absolut.

Rruga e vetme është protesta për largimin e tij. Të presim se atë do ta lagrojë SPAK-u, nuk i afrohet dot SPAK-ut.

Ligjet që paraqiti për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale i bëri vetëm për veten e tij”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga