
Erind Xhaferi, ka dalë para gjykatës së Fierit për caktimin e masës së sigurisë një ditë pasi u arrestua për ngacmim seksual dhe veprime të turpshme ndaj të miturave.
Këngëtari u denoncua në polici me anë të një telefonate nga disa të mitura të cilat pretendonin se Xhaferi kishte kryer veprime të turpshme para shkollës së muzikës “Jakov Xoxa”.
Këngëtari do të përballet me vlerësimin e gjykatës lidhur me masën që do të caktohet ndaj tij, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Si në çdo procedim penal, Xhaferaj prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë. Versus.al

