Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje PD-së dhe aleatëve opozitarë që të organizojnë një protestë kombëtare në ditën kur pritet të votohet në Kuvend drafti i PS-së për Reformën Territoriale.
Gjatë tryezës me aleatët opozitarë, Blushi tha se protesta nuk duhet të kufizohet vetëm te banorët e 15 bashkive që parashikohet të preken nga reforma, por të shtrihet në të gjithë vendin.
Blushi: Në kushtet kur Rama po vepron me parimin e faktit të kryer dhe kur jemi pak ditë para seancës së thirrur në mënyrë të njëanshme, mendoj se nuk kemi shumë kohë për të ndjekur rrugët procedurale, pra ankimimin në gjykata. Opozita nuk duhet t’ua delegojë betejën vetëm tek qytetarët.
Opozita duhet t’u prijë protestave dhe seanca e thirrur të enjten është një mundësi që të gjithë shqiptarët, jo vetëm banorët e 15 bashkive, të mblidhen atë ditë para Kuvendit të Shqipërisë, për t’i treguar këtij kryeministri se zot në Republikën e Shqipërisë janë vetëm shqiptarët.
Duhet të dalim me një thirrje drejtuar shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e familjeve të tyre. Harta e propozuar nga Rama është hartë antikombëtare
© SYRI.net
Berisha: Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës! Rruga e vetme, protesta për largimin e tij
‘Roni i armëve, Gysi i AKSH-it’/ Këlliçi: Nëse SPAK nuk shkon te Rama, hetimet janë kozmetikë
Asambleja Parlamentare e KE/ Vokshi: Demokracia në Shqipëri në rrezik. Mbroni drejtësinë dhe shtetin e së drejtës