Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

27 vjeçari i armatosur nuk i ndalon patrullës dhe merr përpara makinën e tyre, VIDEO: Shikoni momentin kur agjentët i vihen "këmba këmbës" në Mamurras

Shkruar nga Newsbomb
27 vjeçari i armatosur nuk i ndalon patrullës dhe merr përpara
Agjentët i vihen "këmba këmbës" të riut në Mamurras

Edmir Xhaferri, një 27 vjeçar me banim në Mamurras, është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit teksa lëvizte i armatosur me armë zjarri dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë tentativës për t'u larguar, përplasi automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikoi jetën e punonjësve.

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

- E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese