AKTUALITET /

Me pistoletë në makinë, 27 vjeçari në Kurbin përplas policin me makinë dhe tenton t'ja mbathë me vrap

I riu i arrestuar përplasi me makinë policin që i kërkoi të ndalonte dhe më pas tentoi të zhdukte armën dhe të arratisej.

Shkruar nga Versus
Me pistoletë në makinë, 27 vjeçari në Kurbin
Fotomontazh: Pistoleta e gjetur dhe momente nga ndjekja e 27 vjeçarit

Lezhë- Policia e Kurbinit ka arrestuar 27 vjeçarin Edmir Xhaferri i cili qarkullonte me një pistoletë në makinë dhe përplasi me makinë policin që i kërkoi të ndalonte në Mamurras. 

Pas ngjarjes, i riu doli nga makina, hodhi pistoletën dhe tentoi të largohej me vrap në rrugicat e lagjes "Zef Hoti" ku edhe u arrestua pas disa minutash ndjekje nga oficerët. 

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll