Lajmi i fundit

LIVE - Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale

Dy ditë para nisjes së vitit akademik, studenteve në Qytet Studenti u kërkohet të largohen nga godinat 28-29

Dy ditë para nisjes së vitit akademik, studenteve në Qytet Studenti u kërkohet të largohen nga godinat 28-29

12:58, 03/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentet vajza të akomoduara në godinat 28-29 në Qytet Studenti kanë marrë urdhër për largim dhe zhvendosje në godina të tjera, vetëm dy ditë para nisjes së vitit të ri akademik.

Studentet nuk janë dakord me këtë vendim, pasi pretendojnë se do të transferohen në godina me kushte më të këqija akomodimi.

Sot pritet të zhvillohet një takim mes studenteve dhe drejtuesve për të diskutuar situatën.

Studentet kanë bërë të ditur se, nëse vendimi nuk ndryshon, do të dalin në media për të kundërshtuar zhvendosjen dhe për të bërë publike shqetësimet e tyre lidhur me kushtet e akomodimit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco