E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nuk iu bind Policisë dhe përplasi makinën e shërbimit, arrestohet 27-vjeçari i armatosur në Kurbin

Një 27-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur dhe tentoi t’u largohej shërbimeve të Policisë.

Sipas uniformave blu, i riu përplasi automjetin e shërbimit dhe rrezikoi jetën e efektivëve, ndërsa gjatë ndjekjes hodhi edhe armën e zjarrit.

Reklamë

Ngjarja u finalizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Target”. Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi një pistoletë, municion luftarak, automjetin dhe një palë targa.

NJOFTIMI:

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.