Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e tij në Strasburg për kontrollin e medias në Shqipëri, duke thënë se shifra prej mbi 90% nuk është një vlerësim i tij apo i Partisë Demokratike.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha tha se kjo shifër, sipas tij, referohet në raporte ndërkombëtare të përgatitura nga persona që kanë vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri.
Berisha pretendoi gjithashtu se mënyra e raportimit në disa media krijon një perceptim të ndryshëm mbi mbulimin mediatik të qeverisë dhe opozitës. Sipas tij, një përllogaritje e bërë mbi katër media kombëtare tregon se mbi 70% e lajmeve, komenteve dhe hapësirave televizive lidhen me qeverinë.
Pyetje-përgjigje:
Muharrem Kurti: Përshëndetje doktor Berisha, në fjalën tuaj në Strasburg ju deklaruat se mbi 90% e mediave kontrollohen nga qeveria dhe interesa të lidhura me të.
Çfarë provash konkrete u keni paraqitur institucioneve evropiane për këto pretendime?
Sali Berisha: Faleminderit Muharrem, pyetje e rëndësishme. Raportet ndërkombëtare, kjo shifër nuk është e imja. Nuk është e Partisë Demokratike. Kjo shifër është e disa raporteve ndërkombëtare nga persona që kanë vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri. Dhe kjo është e vërteta.
Edi Rama ka përdorur një tregues tjetër të turpshëm. Ka përdorur përmendjen e emrit, dhe duke qenë se mediat e kontrolluara prej tij porositen të sulmojnë nga mëngjesi deri në darkë non-stop dhe të lakojnë me qindra mijëra herë emrin e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, ky i paraqet para audiencës shqiptare, ndërkombëtare si dëshmi se mediat mbështesin opozitën.
Por ne llogaritëm më pas, dhe i kam paraqitur publikisht të gjitha emisionet në katër mediat kombëtare, dalin se mbi 70% të lajmeve, të komenteve, të studiove janë të gjitha për qeverinë.
© SYRI.net
Berisha: Reforma Territoriale ka vetëm një kriter, kriteri elektoral që i intereson Edi Ramës
Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit, prodhimi industrial dhe bujqësia janë në kolaps të plotë
Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 mln euro kompanisë së tij